• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Presidenti Meta dekoron 8 atdhetarë në Tepelenë, shoqërohej nga Tërmet Peçi

20/08/2020
Presidenti Meta dekoron 8 atdhetarë në Tepelenë, shoqërohej nga Tërmet Peçi

Në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë pune në Bashkinë e Tepelenës, ku vlerësoi tetë atdhetarë të spikatur të kësaj krahine, me kontribut të shquar në mbrojtjen e interesave kombëtare, Pavarësisë dhe tërësisë territoriale të shtetit shqiptar, të dalluar për guximin e trimërinë në organizimin dhe drejtimin e luftës kundër pushtuesve italianë në vitin 1920.
Fillimisht, Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Tepelenës z.Tërmet Peçi, Prefekt i Qarkut, z. Astrit Aliaj, Kryetarja e Këshillit të Qarkut, znj.Lindita Rova, autoritetet vendore dhe dhjetëra qytetarë, vendosi një kurore me lule në bustin e Heroit të Popullit, Selam Musai dhe u përul me respekt e mirënjohje para veprës dhe jetës së Tij.
Në një ceremoni solemne, të zhvilluar në portën e Kalasë së Ali Pashë Tepelenës, nga ku 100 vite më parë u nisën luftëtarët e disa prej Çetave Çlirimtare, drejt Vlorës, Presidenti Meta, pasi vlerësoi rëndësinë e madhe të kësaj ngjarjeje historike dhe vlerat e mëdha patriotike të luftëtarëve, simbole të heroizmit dhe qëndrueshmërisë shqiptare, nderoi me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Selam Musai (pas vdekjes).
Me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” u vlerësuan Brahim Selimi (pas vdekjes) dhe Hasan Xhiku (pas vdekjes).
Ndërsa “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Kreu i Shtetit çmoi Kapo Topullin (pas vdekjes), Veli Hashorva (pas vdekjes) dhe Shezai Çomo (pas vdekjes).
Gjithashtu, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Presidenti Meta nderoi Asim Mero (pas vdekjes) dhe Novruz Bello (pas vdekjes).
Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë solemne të organizuar me këtë rast, Kreu i Shtetit u shpreh:
“Vëllezër e motra të Tepelenës dhe Gjirokastrës
Ju përshëndes dhe falënderoj për mikpritjen e ngrohtë!
Jam i lumtur sot që jemi bashkë këtu në Kalanë e Ali Pashë Tepelenës, në këtë vend besëlidhjesh për liri të burrave të shquar të Labërisë!
Tepelena e bukurive të rrepta të mahnit me historinë e saj të lavdishme dhe të tërheq me bujarinë, mençurinë, virtytet e arrira dhe vlerat shpirtërore të qytetarëve të saj.
100 vite më parë pikërisht në këtë vend ku jemi sot luftëtarët e çetave të Tepelenës dhe Gjirokastrës lidhën besën për t’u bashkuar për çlirimin Vlorës nga okupatorët italianë!
Pasi çliruan Tepelenën me armët e tyre dhe këngë në gojë ata u nisën në betejën më të lavdishme që shqiptarët kanë shkruar në historinë tyre.
Gjirokastër Tepelenë
Besa – besë, bënë benë
Ndihmë Vlorës do t’i venë

Malet, brigjet dhe kodrat e Tepelenës, Salarisë, Kurveleshit, Lopësit, Gjirokastrës, Toskërisë dhe gjithë Labërisë janë dëshmitarë të luftërave dhe heroizmit të shqiptarëve në betejat më të rëndësishme të mbijetesës së kombit tonë ndaj fateve të historisë.
Tepelena ishte një nga pikat e rëndësishme strategjike të pushtuesve italianë. Këtu ishin përqendruar trupa këmbësorie, karabinierie, reparte artilerie, mitraloza të rëndë dhe armë të tjera speciale.
Përballë kësaj fortese të përgatitur për një luftë të gjatë u zhvilluan përpjekje mjaft të përgjakshme.
Në këto përpjekje morën pjesë çetat, që përbëheshin nga qyteti i Tepelenës, nga krahina e Kurveleshit të Sipërm dhe nga rrethet Përmet, Skrapar, Gjirokastër. Numri i luftëtarëve vullnetare që rrethuan kështjellën e Tepelenës, ishte rreth 1.000 veta.
Pas përpjekjeve të shumta në 21 qershor 1920 Tepelena u mor nga patriotët dhe luftëtarët shqiptarë.
Ishte gjëmimi i topave të 16 majit 1920 nga kalaja e Tepelenës, që njoftoi botën për këtë sulm.

Gazeta “Drita” do të shkruante atëhere në gjuhët shqip dhe frëngjisht vullnetin e luftëtarëve:
“Shqiptarët që nuk i janë përkulur Romës dhe Turqisë, nuk mund të tolerojnë shtypjen e huaj, në shekullin në të cilin u ngjallën edhe kombet e vdekura”
Gazeta i drejtonte banorëve thirrjet:
Hesapet në Vlorë !
Në llogoret e Vlorës !
Në fushën e Vlorës së shenjtë !
Luftëtarët shqiptarë i kujtuan gjeneralit Italian Piaçentini, se ka ikur koha e gjeneralit romak Paul Emil, i cili 2.000 vjet më parë dogji 70 qytete ilire, e mes tyre edhe Antigonenë.
“Piaçentin, i thanë. Sa të rrojnë trimat e Shqipërisë, karabinierët e tu s’kanë vend as në Tepelenë, as në Vlorë, e as në Shqipëri!”
Festimet për 100-vjetorin e Luftës së Vlorës nuk do të ishin të plota pa ardhur në Tepelenë, për tu përkulur në shenjë nderimi dhe mirënjohje para kujtimit të Luftëtarëve trima të Tepelenës, Gjirokastrës dhe Përmetit këtyre krahinave të lavdishme që i dhanë nder dhe jetë çështjes kombëtare!
Historia e Shqipërisë nuk mund të harrojë kurrë Selam Musain, Dule Dalanin, Riza Runën, Musa Buzën, Resmi Latifin, Ibrahim e Kalo Selimin, Sheme Halilin, Jaho Sinanin, që ishin komandatë të çetave në gjithë Tepelenën.
Gjithashtu nuk mund të harrohen bijtë shqiptarë dhe kontributi i Bandës së Vatrës ardhur nga Amerika me 200 trupa ushtarake kombëtare, ku bashkë me 700 forca vullnetare nisën luftën për çlirimin e Tepelenës nga 17 maji deri më 21 qershor të 1920-ës.
E gjithë kjo luftë nuk mund të kuptohet pa degën e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare e përbërë nga Baba Ahmet Turani, Arshi Shehu, Dervish Seit Gusmari, Haxhi Shehu, Rakip Duka, Shaqo Llapi, Dervish Xhaferi, Qazim Nikaj, Sheh Beqir Bënça, Sheh Beqir Toçi, Sheh Ali Hormova,
Të cilët përmes mësueseve që nxisnin frymën atdhetare si Heroi i Popullit Avni Rustemi, Gani Abazi, Shuko Dalipi, Sali Nivica, Qazim Hitaj, Shefqet Sadullai me shumë mundim dhe sakrifica të mëdha vulosën fatin e trojeve tona në Luftën Kombëtare të Vlorës.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pamela Anderson dhe Tom Cruise: Çifti i ri i Hollivudit?

Pamela Anderson dhe Tom Cruise: Çifti i ri i Hollivudit?

17/05/2026
Pas Ben Affleck, Jennifer Lopez zgjedh qetësinë… apo një dashuri të re?

Pas Ben Affleck, Jennifer Lopez zgjedh qetësinë… apo një dashuri të re?

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al