• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Burri i martuar i fiksuar keq pas adoleshentes përfundon në polici

22/08/2020
Skandali me dy policët/I kërkuan seks dhe para për ta ndihmuar për zhbllokimin e makinës

Duket se tani ka ikur koha kur dikush të ndjek pas me makinë e i bie borisë. Ka ikur koha kur dikush të ndërpret rrugën se do të të thotë sa të pëlqen, se sa e bukur je apo sa do donte të pinte një kafe me ty. Aq me tepër kur këto veprime i kryen një i martuar dhe muza e tij është një adoleshente.
Një 19-vjeçare nga kryeqyteti i kërkoi policisë që t’i heqë fiksimin një 38-vjeçari, i cili veç të tjerave rezultoi që ishte i martuar. Nga veprimet e mëpasshme që ndoqën agjentët panë që ai prej javësh po i shfaqte adoleshentes ndjenjat e tij në mënyrat më romantike.
Madje ai nuk është lodhur as nga indiferenca e vajzës por e ka kuptuar si “lojra”. Pasi ka dërguar sinjale nga më të ndryshmet, sipas një burimi , burri zbuloi adresën e shoqes së ngushtë të 19-vjeçares D.P. dhe i la një letër ku kishte shkruar “të lutem jepja këtë numër telefoni shoqes tënde”.
Policia shton për Gazetën “Si” se vajza është bezdisur aq shumë nga ndjekja me makinë sa në shtëpi e sa në lokal, saqë zgjidhja e vetme ishte policia. Sipas policisë, e reja D.P. u bind të denonconte pranë komisaroiatit numër gjashtë, pasi sinjalit të radhës që burri kishte hedhur.

“Isha me shoqen time dhe me prindërit. Siç duket, A.C. na ndoqi në distancë dhe nuk po ma gjente anën. Kur lamë shoqen në shtëpi, ai ishte afruar dhe i kishte hedhur një letër. Aty kishte shkruar numrin e tij të telefonit. I ka thënë “jepja shoqes”, rrëfen 19-vjeçarja.
Për t’u bindur mbi pretendimet e adoleshentes, policia thotë, se kreu një sërë veprimesh sikurse ishte këqyrja e kamerave të sigurisë pranë punës së adoleshentes. Makina “Audi” ngjyrë gri, e shtetasit A.C. shfaqet vazhdimisht edhe pranë banesës të së resë, ku shoferi ndonjëherë i jep makinës me shpejtësi dhe ndonjëherë qarkullon paralel me të.
Bëhet me dije se pasi ka administruar këto të dhëna, oficeri i çështjes ka firmosur arrestimin e 38-vjeçarit, i cili ndonëse me status “i martuar”, ra keqazi në dashuri platonike me 19-vjeçaren që e refuzonte qoftë dhe për një kafe.

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Benny Blanco zbulon pse nuk flet për jetën intime me Selena Gomez

Benny Blanco zbulon pse nuk flet për jetën intime me Selena Gomez

19/05/2026
“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al