• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“S’kemi frikë nga COVID se na mbron Abaz Aliu”, besimtarët mbushin malin e Tomorrit, reagon Baba Mondi: Nuk i ndalojmë dot, vijnë të adhurojnë zotin e tyre

23/08/2020
“S’kemi frikë nga COVID se na mbron Abaz Aliu”, besimtarët mbushin malin e Tomorrit, reagon Baba Mondi: Nuk i ndalojmë dot, vijnë të adhurojnë zotin e tyre

Vijon rituali i festës së besimtarëve bektashinj në malin e Tomorrit. Edhe pse në kohë pandemie, mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria kanë zgjedhur që të ngjitën deri në majë të malit për të adhuruar Abaz Aliun dhe për t’u lutur.

Çdo vit, nga data 18 deri në datën 25 gusht, mali i Tomorrit shndërrohet në vendin shpirtëror për mijëra peligrinë, që nuk kanë munguar as kësaj herë të pafrikësuar nga Covid-19.

“Vijmë në mal për të adhuruar shenjtin Abaz Ali dhe për t’u lutur për paqe e mirësi në familjet tona. Zoti i shikon dhe i ruan pelegrinët nga e keqja,”-shprehen besimtarët.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi ka deklaruar nga Teqeja e Kulmakut se fluksi i madh i pelegrinëve drejt Malit të Tomorrit ishte i pabesueshëm duke marrë parasysh pandeminë.

“Nuk i ndalojmë dot pelegrinët të vijnë në këtë mal të shenjtë dhe të adhurojnë zotin e tyre. Ne si Kryegjyshatë Botërore e Bektashinjve kemi marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e festimeve në mal, kemi kryer dezinfektimin e të gjithë zonës, kemi rregulluar rrugën drejt malit, kemi siguruar ujin dhe dritat,ndërkohë që në bashkëpunim edhe me bashkitë Skrapar, Berat e Poliçan kemi siguruar praninë e mjekëve dhe ambulancave për tu ardhur në ndihmë çdo pelegrini që mund të ketë probleme shëndetësore,”- ka thënë Baba Mondi.

Sipas traditës, peligrinët mbërrijnë në pikën më të lartë të malit Tomorr ku në një teqe të vogël prehet shenjti Abaz Ali, vëllai i gjetur i profetit Muhamet. Sapo përfundojnë lutjen, ngrejnë çadrat dhe më pas ndezin qirinjtë në vendet e shenjta, dhurojnë të holla dhe bëjnë kurban një deleje apo qengj.

Për mbarëvajtjen e Peligrinazhit të shenjtë në Malin e Tomorrit si dhe për të siguruar respektimin e protokolleve të sigurisë për shkak të Covid-19, Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit,ka hartuar që prej datës 18 gusht një plan të detajuar masash, duke shtuar kontrollet dhe efektivët e policisë rrugore përgjatë të dyja akseve që të çojnë drejt Teqesë së Kulmakut në Malin e Tomorrit si dhe në vendin ku zhvillohet peligrinazhi.

Related Posts

Vrasja e turistit në Ksamil, flasin miqtë e 20-vjeçarit: Sokrat Vata po ngacmonte një grua. Luis Mendes ndërhyri për të qetësuar situatën, por …
Kryesore

Vrasja e turistit në Ksamil, flasin miqtë e 20-vjeçarit: Sokrat Vata po ngacmonte një grua. Luis Mendes ndërhyri për të qetësuar situatën, por …

21/08/2026
Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono
Kryesore

Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono

20/08/2026
Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan
Kryesore

Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan

20/08/2026
Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje- Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!
Kryesore

Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje- Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

20/08/2026
Fluksi turistësh në Vlorë, vizitorët italianë zgjedhin qytetin bregdetar
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet me traumë në kokë drejt spitalit

20/08/2026
Lista e kandidatëve të PS-së për Këshillin Bashkiak të Delvinës (Emrat)
Kryesore

Plagosja me thikë në Delvinë, para një jave viktima plagosi nipat e autorit në Sarandë

20/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zyrtare, Kastrati shkon në Greqi, firmos me skuadrën e re

Zyrtare, Kastrati shkon në Greqi, firmos me skuadrën e re

21/08/2026
Ernest Muçi “shkëlqen” edhe në miqësore, fantazisti kuqezi shënon golin e fitores ndaj skuadrës së Serie A

Trabzonspor, Muçi mirëpret Salah-un: Mund të arrijmë diçka këtë edicion

21/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al