• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dermatologet nuk e këshillojnë depilimin gjatë verës

25/08/2020
Dermatologet nuk e këshillojnë depilimin gjatë verës

Ekzistojnë dy grupe kryesore vajzash: ato që e bëjnë depilimin vetë që në fazën e pubertetit dhe ato që gjithmonë këtë punë të bezdisur e të vështirë ia kanë besuar një njeriu më profesionist – mjafton të paguajnë. Përpara se pandemia e koronavirusit të detyronte qendrat estetike të mbylleshin përkohësisht, edhe një pjesë e mirë e grupit të fundit u detyrua ta marrë përsipër depilimin në kushtet e shtëpisë.
Shumë nga ju mund t’i jenë rikthyer me shumë bezdi kësaj rutine, nisur edhe nga kushtet e koronavirusit. Natyrisht, mund të keni provuar të prisni flokët në shtëpi apo edhe të bëni manikyr, pedikyr, por kur është fjala te depilimi, puna bëhet pak më e vështirë.
Depilimi në kushtet e shtëpisë, siç dihet, ka përbërës kryesor dyllin e nxehtë në lëkurë të pastër, kështu që ka disa gjëra që duhen marrë parasysh në këtë rast.
Pavarësisht nëse është hera e parë që po provoni depilimin në shtëpi apo nëse e praktikoni këtë metodë për të disatën herë, duhet të siguroheni që lëkura nuk do të pësojë djegie gjatë depilimit. Dermatologët janë skeptikë për depilimin në kushte shtëpie, sidomos nga amatoret, ndaj edhe vazhdojnë ta thonë me zë të lartë: MOS E BËNI!Po, depilimi në kushte shtëpie ekziston, mund të dijë ta bëjë shumë mirë kushërira, goca e dajës, e tezes apo ajo fqinja që e bën këtë punë për më shumë se 15 vjet. Por edhe pse mund të jetë mjaft efikase për ju, dermatologët nuk mendojnë njëlloj.
Shari Marchbein, një dermatologe e certifikuar në New York City, përgjigjet me një JO të prerë për depilimin në shtëpi, gjatë verës: “Unë absolutisht nuk do të rekomandoja depilimin në shtëpi”,- tha ajo për Allure. “Unë nuk e bëj. Ne të gjithë kemi rutinën tonë të kujdesit të vetes, por disa gjëra u lihen më mirë profesionistëve.”
Chapel Hill, dermatolog i certifikuar në Karolinën e Veriut, pajtohet me të njëjtin mendim: “Në qoftë se nuk keni përvojë me depilimin në kushte shtëpie, unë jam gjithmonë shumë i kujdesshëm për ta rekomanduar”,- thotë ai. “Ekzistojnë shumë arsye pse depilimi në kushtet e shtëpisë mund të shkojë keq, përfshirë edhe menaxhimin e temperaturës së dyllit, sepse kërkon ngrohje, depilim vetëm të qimeve (dhe jo të lëkurës), madje edhe kujdes për irritimet dhe infektimet e lëkurës nga dylli dhe temperatura e tij, pa harruar edhe temperaturën e lartë të ajrit.”
Ka një listë të plotë të arsyeve pse depilimi në shtëpi mund të jetë me rrezik për lëkurën; djegiet, qimet nën lëkurë, infeksioni, skuqjet e dhimbshme etj. Mbani mend se shumë prej këtyre problemeve mund të ndodhin edhe nëse depiloheni në tualet, ndaj shihet si më pak i mundimshëm depilimi nën kujdesin e një estetisti ekspert.

Related Posts

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor regjistroi ‘një zemër’ gjigante rozë në Argjentinë, NASA nxjerr imazhin e veçantë
Lifestyle

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor regjistroi ‘një zemër’ gjigante rozë në Argjentinë, NASA nxjerr imazhin e veçantë

21/04/2026
Dy balena 10 milionë vjeçare u zbuluan nga stuhitë dimërore në Portugali
Lifestyle

Dy balena 10 milionë vjeçare u zbuluan nga stuhitë dimërore në Portugali

20/04/2026
“Ngjyra e katërt” po vjen në semaforët në rrugët e Evropës, si po e ndryshon e bardha trafikun
Lifestyle

“Ngjyra e katërt” po vjen në semaforët në rrugët e Evropës, si po e ndryshon e bardha trafikun

19/04/2026
Studimi rrëzon mitin! Indigjenët nuk shkaktuan zhdukjen e zogjve në Hawaii
Lifestyle

Studimi rrëzon mitin! Indigjenët nuk shkaktuan zhdukjen e zogjve në Hawaii

19/04/2026
Studim i ri/ Foshnjat Neandertale rriteshin shumë më shpejt se njerëzit modernë
Lifestyle

Studim i ri/ Foshnjat Neandertale rriteshin shumë më shpejt se njerëzit modernë

19/04/2026
Pas eksperimentit me arsimin dixhital, Suedia rikthen librat e shtypur në shkolla
Lifestyle

Pas eksperimentit me arsimin dixhital, Suedia rikthen librat e shtypur në shkolla

19/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ishte ndeshje e vjedhur”, shpërthen Raphinha. Flick: Jemi Barça, provojmë sërish

Barça, Flick mesazh ekipit: Kujdes, nuk kemi fituar ende titullin

21/04/2026
Shqipëri-Greqi, 1-0

Vizita në Athinë, Mitsotakis do të presë Ramën në zyrë

21/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al