• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjermania i tregon vendin Turqisë: Shkëndija më e vogël mund të çojë në katastrofë, ne dhe gjithë BE jemi me Greqinë

26/08/2020
Gjermania i tregon vendin Turqisë: Shkëndija më e vogël mund të çojë në katastrofë, ne dhe gjithë BE jemi me Greqinë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka zhvilluar sot një vizitë në Greqi ku është takuar me homologun e tij Nikos Dendias dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë greke.

Në fokus të vizitës së tij ka qenë pikërisht tensioni mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor.

Ministri gjerman është treguar i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij, kur ka thënë se Gjermania dhe Bashkimi Europian qëndrojnë në anën e Greqisë:

“Qëllimi kryesor i vizitës time, dhe me këtë nuk zbuloj ndonjë sekret, është situata e tensionuar në Mesdheun Lindor. Përshkallëzimi i situatës ka shkaktuar shqetësime të mëdha për ne, anëtarët e tjerë të BE-së dhe NATO-s.

Unë do të vazhdoj udhëtimin tim për në Ankara për të vazhduar bisedimet për Mesdheun Lindor. Jam sot këtu me dy mesazhe.

E para, Gjermania dhe BE qëndrojnë fort në anën e Greqisë.

Dhe mesazhi i dytë është se ajo që nevojitet tani është vullneti për dialog mes palëve”.

Kreu i diplomacisë gjermane i ka dërguar një mesazh të qartë Turqisë, që një incident sado i vogël mund të shkaktojë katastrofë:

“Situata në Mesdheun Lindor është si të luash me zjarrin. Shkëndija më e vogël mund të çojë në një katastrofë. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mos lejuar që kjo të ndodhë.

Është një pamje e paimagjinueshme që nuk i përshtatet shekullit XXI”.

Maas theksoi se Gjermania do të bëjë gjithçka për të mundësuar dialog mes Greqisë dhe Turqisë, çka do të sillte uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor.

Related Posts

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen
Kryesore

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen

16/11/2026
Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
Kryesore

Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin

16/11/2026
Protestë me topa para Kryministrisë
Kryesore

Protestë me topa para Kryministrisë

15/11/2026
Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë
Kryesore

Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë

15/11/2026
Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!
Kryesore

Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!

15/11/2026
Fitorja me Bjellorusinë, Shqipëria kalon në Ligën B
Kryesore

Fitorja me Bjellorusinë, Shqipëria kalon në Ligën B

15/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tris” anglez, “Tre Luanët” mundin pastër Çekinë dhe festojnë sërish, Tuchel: Të ecim përpara

Harry Kane drejt historisë, barazon rekordin e vendosur 78 vite më parë!

16/11/2026
Vendi i parë ishte detyrim, por Maran i “përgjigjet” Dukës me shifra rekord

Vendi i parë ishte detyrim, por Maran i “përgjigjet” Dukës me shifra rekord – Balkanweb.com – News24

16/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al