• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hiqen disa provime, si do të zhvillohet mësimi në shkolla gjatë pandemisë. Oraret sipas turneve

26/08/2020
Hiqen disa provime, si do të zhvillohet mësimi në shkolla gjatë pandemisë. Oraret sipas turneve

Pas udhëzimit teknik të Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e kushteve higjieno-sanitarë të zhvillimin e mësimit në kushtet e pandemisë, Ministria e Arsimit ka hartuar një draft-udhëzim për mënyrën se si do të bëhet mësimi duke filluar nga shtatori.

Siç mëson abcnews.al, udhëzimi pritet të miratohet dhe t’i shpërndahet shkollave më datë 1 shtator, ndërsa MAS duket se ka punuar në tre skenare për zhvillimin e mësimit.

Mësohet se gjatë këtij viti shkollor do të hiqen provimet në disa lëndë, kurse mësimi online do të zhvillohet pa nota.

Qasja sipas skenareve:

Skenari 1
Mësimi zhvillohet në mjediset fizike të shkollës duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, nëse situata e pandemisë është e qendrueshme.

Në këtë rast është i mundur distancimi fizik dhe mësimi do të zhvillohet me një turn ku një orë mësimi do të zgjasë 45 minuta.

Ndërkohë, sa i përket shkollave që kanë shumë nxënës mësimi do të bëhet me dy turne me nga 30 minuta mësim.

Në rast se nuk mund të ruhet distanca mes nxënësve edhe pas ndarjes së tyre në 2 turne, atëherë shkolla do të jetë e hapur edhe gjatë pasdites. Pra, nxënësit do të zhvillojnë mësimin 4 nënturne, pra me dy nënturne brenda një turni.

Për turnin e parë
ndajnë çdo klasë në dy grupe:
-grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45;
-grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45.

Për turnin e dytë
ndajnë çdo klasë në dy grupe:
-grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45;
-grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45. Gjatë orëve të paradites do të bëjnë mësim klasat e ciklit fillor.

Ministria-Mësuesve: Inkurajojini nxënësit

MAS thotë gjithashtu në draft se gjatë dy javëve të para të mësimit, mësuesit duhet që të fokusohen tek përsëritja e mësimeve të mëparshme për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Gjithashtu, mësuesit këshillohen se për shkak të rrethanave të reja që janë krijuar, ata duhet të përqendrohen vetëm të arritjet e nxënësve duke ia nxjerrë atyre në pah.

“Nxënësit duhet të angazhohen, por jo të mbingarkohen me teste“, shkruhet në draftin e ministrisë.

Nisur nga kjo, ministria ka parashikon që të mos ketë vlerësim për lëndët që zhvillohen online. Po ashtu, në lëndë si “Shoqëria dhe mjedisi”, “Art”, “Teknologji dhe TIK” apo “Edukim fizik”, nuk do të zhvillohen provime, por do të jepen vetëm detyra me shkrim ose me gojë në mënyrë që nxënësit të mos mbingarkohen me teste.

Skenari 2
Mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në shtëpi) duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, në rast se do të ketë situatë të rënduar të pandemisë.

Sa i përket skenarit të dytë, ku nxënësit do të bëjnë një javë mësim në shtëpi dhe një javë në klasë, vlerësimi do të bëhet vetëm për mësimin e kryer në klasë.

“Testimet dhe detyrat sugjerohet që të mos jenë të mbingarkuara, në mënyrë që nxënësit të mundet që t’i realizojë për kohën e qendrimit në klasë dhe jo gjatë qendrimit online“, sugjeron ministria duke shtuar se: Mësuesit duhet të bëjnë kujdes në lidhje me numrin e detyrave të portofolit lëndor duke shmangur ato lloj detyrash, të cilat nxisin vetëm riprodhimin dhe nuk ushqejnë të menduarin kritik duke krijuar mbingarkesë të panevojshme tek nxënësit.

Skenari 3
Mësimi zhvillohet vetëm online, në rast se situata me koronavirusin përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, lokal apo në nivel shkolle.

Në lidhje me skenarin e tretë, atë të mësimit vetëm online në rast të rëndimit të situatës me koronavirusin, ministria sugjeron që të bëhet kujdes me gjendjen emocionale të nxënësve duke mos i mbingarkuar, ndërsa vlerësimi do të bëhet në dy mënyra: 1-Vlerësim i vazhduar dhe, 2-Vlerësim i portofolit.

Porosia edhe kësaj radhe është e qartë: Mësuesit duhet të bëjnë kujdes që të mos i mbingarkojnë me detyra që nuk mund të realizohen në kushtet e shtëpisë.

Related Posts

Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!

16/01/2026
Deputeti grek: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej
Kryesore

Rama mbledh të shtunën kryetarët e bashkive

15/01/2026
Rregulli i ri për taksat e makinave
Kryesore

Rregulli i ri për taksat e makinave

15/01/2026
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur!
Kryesore

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur!

15/01/2026
Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen
Kryesore

Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen

15/01/2026
Kumbaro: 11.2 miliardë lekë grant për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor!
Kryesore

Kumbaro: 11.2 miliardë lekë grant për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor!

15/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

16/01/2026
Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!

Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!

16/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al