Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë sot në 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës. Të ulur në krah të njëri-tjetrit, Meta dhe Rama janë përshëndetur me njëri-tjetrin, duke lënë pas debatet politike.
I pranishëm ishte edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. “Lufta e Vlorës ishte një fitore e madhe. Kjo ishte një ndër luftërat më të veçanta“, – u shpreh kryeministri Rama.
Lufta e Vlorës, 1920, është ngjarje historike e rëndësisë kombëtare, vendimtare për kohën mbi fatin ekzistencial të trojeve shqiptare. Shqiptarët u ngritën në këmbë kundër pushtuesit të huaj dhe e çliruan vendin vetëm me forcat e tyre, pa ndimë ushtarake me forca, armatim apo ushqim nga jashtë. Ndërkohë që mbështetja morale e popujve të tjerë ishte shumë frymëzuese.