• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studim i ri/ Ja pse burrat me bark janë më të rrezikuar të vdesin nga kanceri i prostatës

02/09/2020
Studim i ri/ Ja pse burrat me bark janë më të rrezikuar të vdesin nga kanceri i prostatës

Një burrë me bel 103 centimetra e më shumë, ka një rrezik prej 35 përqind më të lartë për të vdekur nga kanceri i prostatës sesa ai që ka një bel prej 35 90 centimetrash ose më të ulët. Yndyra e ruajtur në bark konsiderohet si lloji më i rrezikshëm sepse vesh organet vitale, siç janë mëlçia, pankreasi dhe zorrët.

Kjo mund të ndërhyjë në funksionin e tyre normal dhe të nxisë rritjen e qelizave kancerogjene, janë shprehur studiuesit. Hulumtimi i fundit, i prezantuar në Konferencën Evropiane dhe Ndërkombëtare të këtij viti mbi Obezitetin (ECOICO), studioi 218,225 burra pa kancer në Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat mjekësore të të cilëve janë ruajtur në Biobank të Mbretërisë së Bashkuar.

Shkencëtarët i monitoruan ata për 10 vjet, duke parë indeksin e tyre të masës trupore (BMI), përqindjen totale të yndyrës trupore, perimetrin e belit dhe raportin bel-hip. Ata nxorrën në përfundim se burrat me perimetër të belit mbi 103 centimetra kishin 35 përqind më shumë të ngjarë të vdisnin nga kanceri i prostatës.

Dr. Aurora Perez-Cornago, një profesore në Oksford që drejtoi studimin, tha: Ne gjetëm një lidhje të rëndësishme midis përqendrimit të yndyrës trupore rreth barkut, belit dhe rrezikut të vdekjes nga kanceri i prostatës, por asnjë lidhje të qartë midis yndyrës totale të trupit dhe rrezikut të vdekjes nga kanceri i prostatës.

Një BMI i lartë rrit rrezikun e sëmundjeve të tjera, duke përfshirë llojet e tjera të kancerit, kështu që njerëzit duhet të marrin në konsideratë implikimet e yndyrës së tepërt të trupit kudo që të gjendet në trup”.

Studimet e mëparshme kanë treguar se ‘dhjami i brendshëm’, i cili ruhet në bark, është lloji më i rrezikshëm. Yndyra e tepërt viscerale duket se rrit numrin e një proteine ​​të quajtur faktor i rritjes fibroblast-2 (FGF2) e cila stimulon rritjen e qelizave tumorale. Por kërkimet për yndyrën e organeve të brendshme janë akoma në fazat e hershme.

Dr Perez-Cornago tha: “Ky është dhjami më i rrezikshëm sepse ky dhjam ndodhet rreth organeve vitale. Është e lidhur me mosfunksionimin metabolik dhe hormonal dhe kjo është ajo që mund të luajë një rol në përparimin e kancerit të prostatës”.

Related Posts

“Hiq dorë nga Vlora se do të q**më robt!”,vlonjati degradon në ofendime para protestuesve (VIDEO)
Pikante

“Hiq dorë nga Vlora se do të q**më robt!”,vlonjati degradon në ofendime para protestuesve (VIDEO)

04/07/2026
Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026
Profesor Pilinçi: Edi Rama ka rënë. Kam gati qeverine teknike
Pikante

Profesor Pilinçi: Edi Rama ka rënë. Kam gati qeverine teknike

10/06/2026
“Të bësh ironi dhe ti shëmtirë”, Zegjineja ofendon blogeren nga Gjirokastra. Reagon Dea Mishel: Analfabete funksionale, unë dhëmbët i drejtova, po ti…
Lajme

“Të bësh ironi dhe ti shëmtirë”, Zegjineja ofendon blogeren nga Gjirokastra. Reagon Dea Mishel: Analfabete funksionale, unë dhëmbët i drejtova, po ti…

08/06/2026
Rama shfaqet me bluzë me flamingo, simboli i protestës për Zvërnecin
Kryesore

Rama shfaqet me bluzë me flamingo, simboli i protestës për Zvërnecin

08/06/2026
Rama fton 20 përfaqësues të protestuesve: Punët i kemi të ndara. Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!
Kryesore

Rama fton 20 përfaqësues të protestuesve: Punët i kemi të ndara. Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!

02/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë

Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë

06/07/2026
Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

06/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al