• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rudina Hajdari: Partia ime do të jetë për 30 vitet e ardhshme! PS ka politika të djathta, PD i ka politikat të majta. Ne jemi te pika zero

06/09/2020
Rudina Hajdari: Partia ime do të jetë për 30 vitet e ardhshme! PS ka politika të djathta, PD i ka politikat të majta. Ne jemi te pika zero

Rudina Hajdari u shpreh në Abc News përballë gazetarit Endri Xhafo se partia që do të formojë do të jetë me fokus për 30 vitet që do të vijnë, pasi 30 që ikën ishin tranzicion.

Në vijim të bisedës, Hajdari dha edhe detaje për procesin e formimit të partisë së re.

“Kemi krijuar një ekip që po merret me regjistrimet, ku ne mbajmë një regjistër për ata që jo thjesht kanë dëshirë që të bëhen pjesë e kësaj force, por të japin edhe inputin duke dhënë dhe qenë pjesë e organizimit, duke dhënë ide për çështjet në javët në vazhdim, që të kenë një rol shumë aktiv, si do të jetë Shqipëria në 30 vitet e ardhshme.

Forca e re politike, është një nismë e re e shumë njerëzve që kanë dëshirë që të bashkohen së bashku, intelektualë, studentë, njerëz që ndihen të braktisur. Emri? Është në proces e sipër, por kur të merret në mënyrë kolegjiale cili emër do të thuhet se cili është, por emri është fare fare i parëndësishëm.

Vizioni do të jetë për 30 vitet e ardhshme, 30 që ikën ishte tranzicion. Një frymë e re, një forcë e re. Ai që do të japë donacione do të jetë online, do të shikohet nga të gjithë, transparencë”.Synimi është elektorati i djathtë apo miks? Sot në realitetin shqiptar nuk ka as të majtë dhe as të djathtë.

PS-ja ka politika të djathta, PD-ja i ka politikat të majta. Ne jemi te pika zero, duhet të thithim ata qytetarë që shikojnë një Shqipëri ndryshe. Nuk kemi më kohë të merremi me parti që nuk ofrojnë asgjë” tha ajo. Ndarja e djathtë e votës mban në pushtet Ramën?

“Unë nuk mendoj se duhet të ketë formacione për të hedhur këtë dhe mbajtur këtë. Kush do të vijë tani familja Basha apo Rama, të dyja janë krijuar si shpk, prandaj duhet një forcë e re politike, tha ajo.

Fitova një betejë shumë të madhe, hapjen e listave dhe ja ku jemi sot. Në formatin e ri politik për cdo premtim, unë do të luftoj për ta arritur. Koha është e favorshme për një lëvizje të re politike. Njerëzit janë të zhgënjyer. Por kur shikojnë alternativën nuk janë të kënaqur.

Kjo krijon një hapësirë për ata që nuk përfaqësohen nga partitë e vjetra dhe pse jo mos krijohet kjo gjë sot. Një koment e kishte edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Duke marrë parasysh që Kosova është shtet i pavarur, nuk duhet të ndërhyjmë, nuk mund të ndalem, të shpreh ngazëllimin që Kosova është njohur nga Izraeli.

Ky fakt e ndihmon shumë Kosovën për ta njohur nga shtetet e tjera. Marrëveshja është dicka që mbetet për t’u parë, që të jetë që i gëzon të dyja palët dhe qytetarët, që ta mbështesin. Ajo është shumë e rëndësishme.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

21/12/2025
Versttapen dorëzon numrin 1, sezoni i së vërtetës për të dhe Red Bullin

Versttapen dorëzon numrin 1, sezoni i së vërtetës për të dhe Red Bullin

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al