• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Marrëveshja e detit me Greqinë, flet kolonel Myslim Pashaj: Pse shpërfillim të drejtat e Gjirit historik të Sarandës? Të mos bëjmë gabimet e vitit 2009

08/09/2020
Marrëveshja e detit me Greqinë, flet kolonel Myslim Pashaj: Pse shpërfillim të drejtat e Gjirit historik të Sarandës? Të mos bëjmë gabimet e vitit 2009

Myslim Pashaj, koloneli qe kundershtoi i pari marrëveshjen Shqipëri-Greqi për ndarjen e detit në vitin 2009, ka bërë një tjetër reagim në lidhje me debatin që është rindezur në javët e fundit, pas shpalljes së ambicies nga Greqia për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Në një intervistë për gazetën Panorama, koloneli i detit, siç njihet ndryshe, risjell në vëmendje gabimet e marrëveshjes se 2009-ës, që u kundërshtua nga Gjykata kushtetuese, duke theksuar se ajo nuk duhet të përsëritet edhe pas 10 vitesh. Koloneli Pashaj shpreh habinë se përse shteti shqiptar nuk e ka shpallur Gjirin e Sarandës, nga kepi i Qefalit deri në kepin e Mërteses, si gji historik, kur në anën tjetër Athina zyrtare e ka shprehur ambicien për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Problemet e marrëveshjes që po negociohet janë aq të shumta dhe aq skandaloze sa kurrë nuk ka ndodhur kështu në praktikën ndërkombëtare. Prandaj ngjan sikur po e harrojmë Sarandën, sepse në secilin ind të kësaj vije dhe sipërfaqeje gjejmë dhimbjen kombëtare për ujërat dhe trojet tona, për të cilat në vete jemi shpërfillës. Logjika e ujërave të brendshme, sapo t’i hedhësh një sy vijëzimit të detit në Kanalin e Korfuzit, ta përfytyron se gjiri i Sarandës është një penetrim i dukshëm i drejtimit të detit përkrah juglindjes, ku në fund është qyteti i Sarandës, i cili përbën në vetvete një gji të vogël. Gjiri i madh e ka përmbylljen e tij në vijën që nis në kepin e Qefalit dhe bashkohet me kepin e Mërteses në Ksamil.

Koloneli Pashaj tregon se marrëveshja e 2009-ës e humbiste tërësisht gjirin e madh të Sarandës dhe me këtë emër identifikonte gjirin ku mbështillet qyteti.

Kjo nuk ishte lajthitje, por një veprim qëllimor, për të mos e marrë parasysh gjirin mëmë, si hapësirë të ujërave te brendshme dhe kësisoj, matjet për ndarjen detare të kryhen ne vijën përmbyllëse të gjirit të qytetit dhe jo në vijën Kepi i Qefalit-Kepi i Mërteses. Kundërshtitë për marrëveshjen e vitit 2009 janë të shumta dhe komplekse, pro vetëm kjo që ka ndodhur me gjirin e Sarandës do të mjaftonte për ta përmbysur atë marrëveshje.

Në vitin 2009, Berisha pat deklaruar qartë (Është e papranueshme dhe sharlataneske që të kujtosh mitin). Këtu ai e kish fjalën për Sarandën. Ai sulmoi historinë dhe mitologjinë e Sarandës, legjendës së Eneas, që ishte kthyer te ky gji, që të çlodhej nga dallgëzimi i detit.

Myslim Pashaj thekson se gjiret historike deklarohen nga vetë shteti. Sipas tij, të tilla deklarime janë të njohura në praktikën ndërkombëtare. Koloneli i detit thotë se çështja e gjirit të Sarandës është diskutuar 11 vjet me parë, në kohën kur presidenti Moisiu pati thënë se nuk na pengon askush për ta deklaruar Sarandën gji historik. por teksa grupi negociator ruan konfidencialitet të plotë për pikat e marrëveshjes, ende nuk kemi dëgjuar asgjë për gjirin e Sarandës.

Related Posts

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025
Zjarr brenda dhe jashtë Parlamentit/ Merr flakë fibra e transmetimit të Kuvendit
Kryesore

Zjarr brenda dhe jashtë Parlamentit/ Merr flakë fibra e transmetimit të Kuvendit

18/12/2025
Kaos në Kuvend, mazhoranca voton rendin e ditës mes flakadanëve
Kryesore

Kaos në Kuvend, mazhoranca voton rendin e ditës mes flakadanëve

18/12/2025
Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Selena Gomez: Viti që kaloi ishte më i bukuri i jetës sime

Selena Gomez sqaron fansat: Ja pse zëri im nuk është më si më parë

18/12/2025
Faji prindëror, dështimi nga “përkëdhelja” dhe rruga drejt tragjedisë: çfarë doli në dritë për Nick Reiner

Faji prindëror, dështimi nga “përkëdhelja” dhe rruga drejt tragjedisë: çfarë doli në dritë për Nick Reiner

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al