GJKKO ka vendosur ditën e sotme burg përjetë për shtetasin grek Ethimious Efthimiou. Ai u akuzua se ka vrarë 41 vjeçarin Devi Kasmi, në një ngjarje të ndodhur me 29 janar të vitit 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Ai u qëllua me 9 plumba.
Ndërsa për të akuzuarin si bashkëpunëtor në vrasje, Elton Halipajn u mor vendimi me 33 vite burg.
Sipas akuzës, Ethimious Efthimiou është vrasës me pagesë. Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup.
Vrasja dyshohet se ndodhi për prishje të pazareve të drogës në Francë dhe Spanjë. Gjatë kontrollit të shtëpisë së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.