Objektivi i atentatit mbrëmë, Rudin Haxhia është një emër shumë i njohur për banorët e Sarandës, por mbi të gjitha për policinë, pasi vjen nga radhët e policisë dhe biznesit, ndërsa ka qenë 8 herë në shënjestër.
E fundit mbrëmë, në drejtim të 39-vjeçarit u qëllua në përfundim të ndeshjes me Atletikos dhe Realit, teksa po dilte nga një pikë llotoje, por u shpëtoi plumbave.
Autorët e kanë ndjekur me kujdes duke monitoruar të gjitha lëvizjet e Haxhias, ndërsa për ta qëlluar gjetën momentin kur kishte lëvizje në përfundim të ndeshjes.
Autorët nuk janë arritur që të identifikohen deri tani, pasi janë larguar me shpejtësi, ndërsa është sekuestruar arma, e cila është një provë e fortë që mund ta dërgojë policinë në gjurmët e tyre.
Rudin Haxhia ka qenë edhe shtatë herë të tjera në shënjestër, por ka arritur të shpëtojë.
Por kush është Rudin Haxhia?
Ai ka qenë agjent i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër deri në vitin 2007, gjithashtu pronar i një diskoje e cila u mbyll pas sulmit me tritol më 15 shtator 2013.
Atentati i parë ndaj Haxhias u regjistrua në 19 shkurt 2008, pasi u qëllua me pistoletë në lagjen nr.4 në Sarandë, ndërsa i fundit mbrëmë.
Në 2011 dhe në 2013 i është vendosur edhe dy herë eksploziv diskos në pronësi të Haxhias “Ecuador” në Sarandë.
Në sulmet e mëparshme policia ka hetuar pistat e konkurrencës ose të profesionit që ka pasur Haxhiaj, ndërsa për rastin e fundit ende nuk ka një konfirmim se kush mund të jetë shkaku i atentatit.
Atentatet kundër Rudin Haxhiajt
19 shkurt 2008, atentat me pistoletë në lagjen nr.4 në Sarandë
5 gusht 2011, tritol në diskon në pronësi të Haxhiajt, në lagjen nr.1, në Sarandë
2 dhjetor 2011, atentat në lagjen nr.1 në Sarandë, u plgos nga një breshëri kallashnikovi
4 prill 2013, eksploziv në makinë, në Gjirokastër
18 shkurt 2013, haxhiaj rrihet nga disa persona dhe plagoset me thikë në Sarandë
15 Tetor 2013 tritol në diskon ku Haxhiaj ishte bashkpronar, në lagjen nr.1, në Sarandë
30 dhjetor 2015, atentat pranë fshatit Bistricë në Sarandë, Rudin Haxhiaj plagoset me 6 plumba
/shqiptarja.com/