• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor/ Silva Bino gjykon që maska t’iu ofrohet falas nxënësve njësoj si personelit shëndetësor, por ky vendim i takon Ministrisë së Arsimit

12/09/2020
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor/ Silva Bino gjykon që maska t’iu ofrohet falas nxënësve njësoj si personelit shëndetësor, por ky vendim i takon Ministrisë së Arsimit

Që në fillim të këtij muaji, Ministria e Shëndetësisë dha lajmin se mbajtja e maskës do të jetë e detyruar të mbahet nga mësuesit dhe nxënësit duke filluar nga klasa e 6-të. Por edhe pse një maskë mund të ketë një kosto që një pjesë mund ta konsiderojë modeste, duhet thënë që jo të gjitha familjet kanë mundësi ta blejnë atë, aq më tepër që nevojitet për çdo ditë. Disa vende kanë aplikuar politika lehtësuese duke e ofruar falas për kategoritë në nevojë, por a do ketë një nismë të ngjashme edhe në vendin tonë?
Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se vendimi për këtë i takon Ministrisë së Arsimit, por gjykon që siç u ofrohet falas personelit shëndetësor, t’u ofrohet edhe nxënësve.
“Këto janë vendime që i takojnë Ministrisë së Arsimit. Ne kemi kërkuar që në institucionet arsimore të mbahet maska nga mësuesit dhe nxënësit. Por, në gjykimin tim, maska, siç i jepet personelit shëndetësor, duhet t’u ofrohet edhe nxënësve, por kjo, siç edhe thashë, varet nga Ministria e Arsimit, që është edhe institucioni përgjegjës. E ritheksoj që maskat duhet të jenë të pranishme gjatë procesit mësimor dhe duhet të krijohen të gjitha mundësitë për ta garantuar këtë. Kurrsesi nuk duhet që pamundësia financiare të pengojë në marrjen dhe mbajtjen e maskës”, tha doktoresha.

TESTIMI I MËSUESVE
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Italia ka marrë vendimin për të testuar 500 mijë personel arsimore, nga ku 13 mijë prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Të hënën, edhe në vendin tonë institucionet arsimore hapin dyert. Por a është menduar nga Komiteti i Ekspertëve që të zhvillohen teste në radhët e mësuesve para fillimit të shkollës? Bino thotë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se për të pasur një panoramë të saktë duhet të kryhen teste çdo javë.
“Nëse testohesh një herë nga COVID-19 nuk do të thotë se je i përjashtuar. Testet duhet të kryhen çdo javë apo dy javë për të pasur një pasqyrë të saktë të situatës. Nëse testet janë zhvilluar në Itali në këtë fazë, kjo mund t’u shërbejë ekspertëve për të kuptuar se në çfarë pike janë me infeksionin. Testimi i personelit çdo ditë nuk është zgjidhje. Zgjidhja është respektimi i masave anti-Covid. Por duhet të them po ashtu që nga ekipet tona janë testuar edhe mësues, kemi raste në Gjirokastër, Tiranë e Kukës, pra, atje ku ka pasur dyshime në mënyrë që të kemi siguri për shkollat. Ne e kemi theksuar edhe në udhëzuesin e përbashkët që kemi hartuar me Ministrinë e Arsimit që mësuesit dhe nxënësit kanë prioritet në testim si edhe janë përcaktuar të gjithë skenarët sesi do të veprohet nëse do të ketë një nxënës, prind apo mësues të infektuar”.

VENDIMI PËR RIMBYLLJE
Hapja e shkollave përbën një kërcënim madhor për përhapjen e infeksionit. Megjithatë, ekspertët kanë marrë në konsideratë çdo skenar të mundshëm, si edhe mënyrën sesi do të menaxhohet. Doktoresha thotë se vendimi për mbylljen e një shkolle do të merret pas vlerësimit të riskut dhe nëse konstatohet që jemi përpara një transmetimi të përgjithshëm më disa klasa ndërmjet mësuesve dhe nxënësve.
“Kur bën një hetim epidemiologjik qëllimi kryesor është të identifikosh dhe të izolosh kontaktin e ngushtë duke mbyllur edhe klasën. Por nëse ke disa vatra në shkollë, atëherë mund të shkohet deri edhe në mbylljen e shkollës. Por qëllimi ynë nuk është që të mbyllim shkollën menjëherë por të sigurohet dhe garantohet një ambient i sigurt për vijimin e procesit mësimor. Shkolla mbyllet pas vlerësimit të riskut dhe atëherë kur konstatohet se ka transmetim në disa klasa ndërmjet mësuesve dhe nxënësve që quhet edhe transmetim i përgjithshëm. Në udhëzim, ne kemi përcaktuar që çdo ditë të raportohet mbi situatën, nëse ka dyshime apo raste. Është një mekanizëm i ngritur nga ana jonë, që mendoj se do të japë rezultat për të garantuar një ambient të sigurt për nxënësit dhe mësuesit”, vë në dukje shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP.

RIMBURSIMI I TAMPONËVE
E pyetur edhe mbi propozimin e disa ekspertëve për rimbursimin e plotë të vlerës së tamponëve që kryhen nga institucionet private në vend, doktoresha dha këtë përgjigje:
“Askush nuk është i privuar nga kryerja e tamponëve në shtet. Por nëse ka nga ata që duan ta bëjnë në privat, janë të lirë ta bëjnë. Testi ka gjasë të dalë pozitivë nëse je dy ditë para fillimit të shenjave dhe nëse je dy apo tri ditë pas fillimit të shenjave. Në këto raste pozitiviteti është 60 deri 70 për qind, për pasojë edhe shkalla e gabimit më e ulët. Pas dhe para kësaj periudhe pozitiviteti reduktohet në 20 për qind. Pra, e kryen testet dhe del negativ, por ndërkohë mund të jesh i infektuar. Në çdo rast ne përpiqemi që të maksimalizojmë pozitivitetin që të jemi të saktë në atë që themi”.

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025
Adritatik Lapaj: Koha që brezi i ri të bashkohet
Kryesore

Adritatik Lapaj: Koha që brezi i ri të bashkohet

20/12/2025
Roland Bejko kundër protestës së thirrur nga Berisha: Nevojë e foltores për mitingje!
Kryesore

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Berishën

20/12/2025
S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Ironi për Luiz Ejllin nga banori më i ri i “BBV5”! Çfarë i lidh ata të dy?

Ironi për Luiz Ejllin nga banori më i ri i “BBV5”! Çfarë i lidh ata të dy?

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al