Goditet me thikë nje përmbarues privat ne Sarande. Mesohet se Baftjar Nela është plagosur në gjoks dhe aktualisht ndodhet në Urgjencën e spitalit Sarandë.
Ngjarja ndodhi ne Lagjen nr 1 ne Sarandë dhe sipas përmbaruesit, agresori ka qenë shtetasi Aleksandër Camandioti.
Përmbaruesi kishte shkuar për të dorëzuar njoftim për masë sigurie të 2 apartamenteve, kur eshte perballur me sulmin. 53 vjecari ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia ka nisur hetimet.