• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Qeveria merr të drejtën të urdhërojë fshirjen e lajmeve”, Këshilli i Europës i bën thirrje Parlamentit shqiptar të mos votojë ligjin për mediat online

17/09/2020
“Qeveria merr të drejtën të urdhërojë fshirjen e lajmeve”, Këshilli i Europës i bën thirrje Parlamentit shqiptar të mos votojë ligjin për mediat online

Stefan Schennach (Austri, SOC), raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, ka shprehur sot shqetësimin e tij serioz në lidhje me mundësinë që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një nismë ligjore e cilësuar si paketa antishpifje.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, kryeministri Edi Rama kërkoi nga deputetët të shqyrtojnë me prioritet paketën. Nisma është kritikuar gjerësisht më herët nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias, ndërsa paketa është hedhur poshtë nga Komisioni i Venecias.

“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një paketë anti-shpifje synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet me të dtejtën për të urdhëruar mediat të heqin raportet e lajmeve. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medias për shkak të kushteve të tij të gjera”, thotë Schennach.

“Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të 19 qershorit 2020, i cili shprehet qartë se ligji është i paqartë dhe ka të ngjarë të ketë efekt në shtypjen e fjalës së lirë. Nëse nisma nuk rishikohet,rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket mediave në internet“, shtoi Schennach.

“Prandaj, unë nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin”, përfundoi raportuesi.

Related Posts

Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono
Kryesore

Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono

20/08/2026
Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan
Kryesore

Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan

20/08/2026
Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje- Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!
Kryesore

Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje- Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

20/08/2026
Fluksi turistësh në Vlorë, vizitorët italianë zgjedhin qytetin bregdetar
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet me traumë në kokë drejt spitalit

20/08/2026
Lista e kandidatëve të PS-së për Këshillin Bashkiak të Delvinës (Emrat)
Kryesore

Plagosja me thikë në Delvinë, para një jave viktima plagosi nipat e autorit në Sarandë

20/08/2026
Shpopullimi i frikshëm/ Dy orë piva kafe në Delvinë dhe pashë gjithë e gjithë 10-15 vetë
Kryesore

Plagosje në Delvinë, detajet e para

20/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Play Off i Conference League/ Barazim dinjitoz ndaj Pafos, Dinamo “kockë e fortë”

Play Off i Conference League/ Barazim dinjitoz ndaj Pafos, Dinamo “kockë e fortë”

20/08/2026
Barazimi ndaj Lillestrom, Dede: U treguam naivë, por jam krenar për ekipin

Barazimi ndaj Lillestrom, Dede: U treguam naivë, por jam krenar për ekipin

20/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al