• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet, trajnohet trajnuesi i KZAZ-së dhe Inspektori i Gjirokastrës

13/05/2017
Zgjedhjet, trajnohet trajnuesi i KZAZ-së dhe Inspektori i Gjirokastrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme ka trajnuar trajnuesit Komisioneve të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) dhe  Inspektorët e Zyrave Rajonale Zgjedhore të qarkut Kukës, Lezhë, Tiranë, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë.

Në kuadër të “Strategjisë së Trajnimit” të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përmbushje të detyrave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor, trajnimi ka si qëllim rritjen e profesionalizimit të trajnerëve dhe inspektorëve rajonal në  administrimin e procesit zgjedhor si dhe përmbushjen e detyrave të tyre në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Trajnuesit e KZAZ-ve do të trajnojnë komisionerët e nivelit të dytë në të gjithë vendin, ndërsa inspektorët e zyrave rajonale zgjedhore, do të jenë ura e komunikimit dhe koordinimit ndërmjet KQZ-së dhe Komisioneve Zgjedhore.

I pranishëm në trajnim, Anëtari i KQZ-së, z. Bledar Skënderi, u kërkoi trajnuesve dhe inspektorëve rajonalë që të jenë të paanshëm dhe profesionalë në realizimin e detyrave të tyre.

Metodologjia e përdorur nga Administrata e KQZ-së përmes manualeve, fletoreve të punës dhe materialeve të prodhuara nga KQZ, për t’i ardhur në ndihmë anëtarëve të KZAZ-ve si gjatë trajnimit, ashtu dhe gjatë ushtrimit të detyrës, bënë që trajnimi të zhvillohej në formë bashkëbisedimi interaktiv, ku u sollën shembujt konkret të hasura në zgjedhjet e kaluara por edhe të problematikave të mundshme që mund të krijohen gjatë proçesit të zgjedhjeve dhe mënyrën sesi Kodi Zgjedhor u jep këtyre problematikave zgjidhje.

Ditën e dielë, do të zhvillohet trajnimi për trajnuesit e KZAZ-ve dhe inspektorët e zyrave rajonale të qarkut Shkodër, Durrës, Korçë, Fier, Dibër dhe Elbasan.

Nga trajnimi dy ditor i KQZ-së, përfitojnë 54 trajnues të KZAZ-ve dhe 28 Inspektorë të Zyrave Rajonale, pjesa më e madhe e të cilëve ka qenë trajnues dhe inspektorë edhe në zgjedhjet e kaluara.

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Betis fiton ndaj Getafes, Villareal thyen me përmbysje Malagan

VIDEO/ Betis fiton ndaj Getafes, Villareal thyen me përmbysje Malagan

18/09/2026
Juventus e nis “zjarr” Europa League, 5 gola ndaj Nijmegen

Juventus e nis “zjarr” Europa League, 5 gola ndaj Nijmegen

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al