Kryetar çetash luftetar në periudhën e Lëvizjes Shqiptare kunder pushtuesve Turkoarab, greke e serbe dhe veprimtar i çështjes kombëtare . Luftetar ne luften kunder ushtrise serbe gjate pushtimit te Shkodres ku humb dhe jeten.(lexoni) Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë.
Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 5 mars 1908. Në thirrjen “Nga malet e Shqipërisë” drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën “Shpresa e Shqipërisë” Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur.Ai shprehte bindjen, se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar.Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër.Ne vitin 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së I.
Qemalit dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, në disa kryengritje të armatosura, për sprapsjen e grekëve nga tokat e pushtuara në jug (pas konferencës së Londrës).Vrasja e peshkopit grek që e kishte varë Çerçizi bashkë me Mihal Gramenon në Guri i Cjapit më 1907 Në shtator të vitit 1914 Çerçiz Topullin e Muço Qullin i gjejmë në Shkodër, ku shkon për t’ju bashkuar mbrojtjes së trojeve nga pushtimi serbo-malazez.Ishte koha kur Mali i Zi pushtoi Shkodrën dhe patriotët tanë i thirrën gjoja për bisedime. Kur u afrua pranë Shtojit për të bërë gjasme bisedime, forcat serbo-malazeze e zunë në befasi, e lidhën me zinxhirë dhe e kanë vrarë pabesisht nga pas ashtu të lidhur. Aq frikë e kishin të pabesët saqë edhe zinxhirët i kishin të trashë, sepse i tillë ishte nami i tij, e tillë ishte vepra e tij. Ai si kishte mbushur ende 35 vjeç. Ishte në kulmin e trimërisë, bukurisë, të punës dhe të veprës Çerçizi e Muço Qulli u vrane. Patrioti dhe trimi legjendar Çerçiz Topulli me Muço Qullin u pushkatuan në fushë të Shtoit, afër katundit Golem, prej një toge ushtarake serbomalaziase .Gjeneral Veshoviq kishte vrarë më se 2.000 shqiptarë në atë kohë nga malet e pereth Shkodrës.
Për 20 vjet eshtrat e dy heronjve mbetën pa varr, në Shtoj të Shkodrës, deri sa u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hrushidi, mik fëminie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës aso kohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit .Monumenti i tij në Gjirokastër.Më 18 mars 1934, në Gjirokastër do të ngrihej monumenti i tij, i realizuar nga skulptori Odhise Paskali me kontributin financiar të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.A jeshte shtëpia heroit sot sot në Gjirokastër?
Po janë, por një pjesë i kanë zënë nipërit dhe mbesat dhe një pjesë janë ende muze. Janë disi të mirëmbajtura. vargje patriotike per te O ti, Çerçiz, o ti Mustafa Qulli, që ma t’kuq e batë flamurin tonë me gjakun e pastër t’uj, shpallnja djalëris se përparimi më i drejtë se drejtësia ma e plotë shoqnore mund t’arrihen n’emën të shqypnisë. Nga fjala e lamtumirës së Pater Anton Harapit “Ndaluni! Ku veni burra?! Çerçiz e Muço,dy fjalë ka me ju Shkodra Kreshnike, ktu në log të kuvendit para se të daheni. Do ta leni Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së parit pat t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shndoshtë, gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!.