• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

125 raste të reja me Covid në Shqipëri, ndërrojnë jetë 5 pacientë (Harta sipas qyteteve)

18/09/2020
“Nami” me Covid në Shqipëri, 178 raste të reja, ndërrojnë jetë 4 persona

Pesë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar ditën e sotme se nga 833 testime, janë identifikuar 125 raste. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

NJOFTIMI

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në fillim të ketij komunikimi ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni, ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik, dezifektoni objektet që prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste. Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon: 46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.

43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (18 Shtator 2020)
Testime totale 78050

Raste pozitive 12073

Raste të shëruara 6831

Raste Aktive 4889

Humbje jete 353 (Qarku Tiranë 169, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 14, Kukës 10, Dibër 7, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2418

Durrës 549

Shkodër 373

Lezhë 286

Elbasan 266

Korçë 221

Fier 209

Vlorë 185

Kukës 143

Berat 105

Gjirokastër 67

Dibër 67

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al