• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A do të ketë dhunë në protestën e opozitës? Flet Sali Berisha…

13/02/2019
A do të ketë dhunë në protestën e opozitës? Flet Sali Berisha…

Janë të shumta komentet për skenarin e protestës së opozitës në 16 shkurt në Tiranë. Policia foli një ditë më parë për skenarë dhune dhe destabiliteti. Lulzim Basha tha në Burrel se “do të jetë populli ai që do të marrë në dorë fatet e tij”. I pyetur për këtë çështje ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Byro Politike” në ABC News, Berisha thotë se nuk është në dijeni të detajeve.

“Dhunë në 16 shkurt? Ta them me sinqeritet që unë nuk jamë në brendi, por mesa e kuptoj mesazhin e Bashës, në 16 shkurt do të jetë zëri i qytetarëve që do të vendosë sepse janë qytetarët ata që janë dhunuar. Basha nuk po shkon për të mbajtur një fjalim fitoreje në ballkonin e kryeministrisë. Rama kishte në xhep fjalimin e fitores në 21 janar. Opozita nuk ka për synim të marrë pushtetin me forcë. Jo. Në asnjë mënyrë” – tha Berisha.

“Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë. Nuk po them për një kryeministër tjetër socialist. Ka emra nga bota akademike. Nga bota e ekspertizës, për përgatitjen e zgjedhjeve të lira. duhet edhe zbardhja e plotë e Dosjes 339. Po nuk shkuan paralelisht këto, nuk mund të ketë zgjidhje politike. Kush mbeti drejtor i Përgjithshëm i Policisë pas marrëveshjes së 18 majit? Këto ishin defekte të marrëveshjes” – tha Berisha.

“Kjo opozitë nuk do të tërhiqet pa e kthyer votën e lirë. Edi Rama e faktoi se nuk bën zgjedhje. Ai nuk njohu krimin monstruoz me Ndokët, Dakot, Lalët… Çdo çmim dhe sakrificë duhet të bëjë opozita për të kthyer votën e lirë. Jo për pushtetin, por për votën e lirë. I them Ramës që të rrijë në zyrë atë ditë. Të rrijë në zyrë dhe ta vlerësojë siç duhet. Do shkojë në Vlorë? I them të rrijë në zyrë dhe të mos bëjë dezertorin. U them vlonjateve nëse u vjen ta kthejnë në zyrë. Situata është kritike. Shqipëria është poshtëruar dhe është dhunuar. Ai duhet të rrijë aty dhe të bëjë zgjedhjen që duhet për të gjetur zgjidhje.” – tha Berisha.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al