• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A do t’i fusë në burg “jakat e bardha”? Kush është kreu i ri SPAK

16/12/2022
A do t’i fusë në burg “jakat e bardha”? Kush është kreu i ri SPAK

Altin Dumani është zgjedhur drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Kandidati i parë, Adnan Xholi ka marrë 1 votë nga anëtarët e KLP, ndërsa Dumani dhe Kondili kanë marrë nga 5 vota, duke bërë që të votohen në raundin e dytë.

Dumai është shpallur fitues me 5 vota kundrejt 4 votave të Kondilit, duke u emëruar kreu i ri i SPAK. Ai e merr postin e mbajtur deri tani nga Arben Kraja, në datën 19 dhjetor, dhe do të jetë për tre vite në krye të institucionit më të rëndësishëm të akuzës shqiptare.

Kush është Altin Dumani?

Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës dhe është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task-Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Altin Dumani bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Vite më parë kur u pyet se pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë mënjanë komoditetin e Prokurorisë së Apelit dhe do t’i përkushtohet luftës ndaj krimit.

Altin Dumani ka mbajtur dhe detyrën e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke zëvendësuar Arben Krajën në periudhat kur ai largohej me detyrë jashtë vendit. Dumani është prokurori i cili udhëhoqi operacionin që çoi në pranga 13 persona në vitin 2021 – mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujës Enkeleda Hoxha.

Po ashtu, Altin Dumani është dhe një nga bashkëdrejtuesit e operacionit “Plumbi i artë”, ku në bashkëpunim me Policinë e Shtetit u krye arrestimi i 16 bosëve të krimit dhe ushtarëve të tyre. Ndërkohë, 14 kriminelë të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ata u zbuluan pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ka qenë pikërisht prokurori Altin Dumani që ka zbërthyer vrasësin dhe autorin e disa ngjarjeve krimianle, që të bëhen “pentito” dhe të rrëfente porositësit. Në një rast, ai tregoi se një bos i krimit i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë një rival.

Sot, në intervistimin publik para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Altin DUmani ka thënë se ka hetuar 99 çështje dhe 284 persona.

“U zgjodha një ndër anëtarët e SPAK, me një vlerësim maksimal. Për më tepër u bë rreth 3 vjet që jam anëtar i kësaj prokurorie të posaçme. Nuk e shoh si një vend pune, e shoh si një mision shumë i vështirë. Jam përpjekur që në këto 3 vjet të jap maksimumin tim. Më tej pata fatin të zgjidhem zv.drejtues në Prokurorinë e Posaçme”, vijoi Dumani.

I pyetyur drejtpërdrejt nga anëtarët e KLP për vizionin e punës së tij, kreu i ri i SPAK tha se për të nuk kishin rëndësi emrat por provat. “Drejtuesi është pasqyra ku shihet vartësi”, kështu ka thënë Dumani, teksa ka vlerësuar rëndësinë e frymës së mirë dhe motivimit në punën në grup të prokurorëve.

“Emri nuk ka rëndësi. Prova. Emri nuk më bën përshtypje. Prova është se duhet një proces i rregullt. Kam patur rastin të hetoj disa nga çështjet më të rëndësishme, për krimin e organizuar. Kam një vlerësim maksimal për periudhën që kam qenë pjesë e atij projekti”, vijoi ai.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Nations League/ Julian Shehu dhe Etrit Berisha Berisha besimplotë: Ta mbyllim në vendin e parë në grup!

09/11/2026
Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al