• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A ka oligarkë në Shqipëri? Rama thotë nuk ka, por ka të pasur më të pasur që kontribuojnë për rindërtim

30/01/2021
A ka oligarkë në Shqipëri? Rama thotë nuk ka, por ka të pasur më të pasur që kontribuojnë për rindërtim

A ka oligarkë në Shqipëri? Kryeministri Edi Rama e mohon. Për kreun e qeverisë të pasurit më të pasur janë aktorë të cilët në kushtet e Shqipërisë janë kontributorë të drejtëpërdrejtë në buxhetin e shtetit, në shkolla dhe shtëpitë e rindërtimit.

Edi Rama: “Nuk ka oligarkë në Shqipëri, Nuk ka në Shqipëri njerëz të pasur që marrin vendime prë llogari të qeverisë. Nuk ka në Shqipëri ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë tonë që të marrim vendimin që shkon në interes tij dhe në dëm të interest publik, por përtej fjalës të pasurit më të pasur që ishin në Shqipëri përpara se ne të vinim në pushtet paguanin më pak taksa.

Duhen marrë këta oligarkët dhe duhen parë çfarë kanë dhënë e çfarë kanë marrë. Se flitet për ta e duket sikur flitet për “kulakët”, por në fakt këta janë punëdhënësit më të mëdhenj të Shqipërisë, mbajnë në punë dhjetra mijëra njerëz, janë kontributorë të drejtëpërdrejtë në buxhetin e shtetit. Me taksat e tyre, që sot mblidhen më shumë, financohen edhe shkollat edhe shtëpitë e rindërtimit, që janë pjesë e kësaj gjëje.

Këta janë aktorë të cilët në kushtet e Shqipërisë që qeverisim ne thjesht e vetëm kanë kontribuar kur është fjala për projektet e Partneritetit Publik Privat dhe përfituesi nga ana tjetër është publiku, sepse këtu është bërë një propagandë e shfrenuar kundër PPP-së e koncesion.”

Në debatin “oligarkë” dhe të pasurit që pasurohen më shumë falë aftësive të tyre, Rama flet për një hendek mes fakteve, dizinformim, padituri dhe është i bindur se qeveria e Shqipërisë nuk është në ndonjë kërcënim sa i takon sovranitetit të vendimmarrjes.”

Edi Rama: “Është e rëndësishme të kuptohet që ky është sistemi që kemi zgjedhur, por ndërkohë që njerëzit mund të pasurohen shumë, falë aftësive të tyre, është e rëndësishme më të pasurit kontribuojnë më shumë. Sot jemi në të njëjtin debat. Vjen pala tjetër e thotë do ta bëjmë 9% taksën e sheshtë. Taksa e sheshtë është për të pasurit, jo për 90 % të popullit. Vetëm nga taksa e sheshtë “Oligarkët” unë i them në thojza, mund të marrim direkt në vit mbi 50 mln euro, të cilat sot I fusin në xhep si taksë.

Problemi i madh është hendeku mes fakteve, shifrave e perceptimeve që krijohet nga propaganda, dizinformimi, padituria dhe predisponimi i njeriut për të besuar më shumë nga gënjeshtra se e vërteta kur gjendet përballë diçkaje që është i prirur të mos e pëlqejë. Unë personalisht nuk mendoj që Shqipëria ka problem të tillë dhe qeveria e Shqipërisë është në ndonjë kërcënim të tillë sa I takon sovranitetit të vendimmarrjes.”

Komenti u bë në Korçë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët.

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shokues rrëfimi i Hayden Panettiere: çfarë ndodhi në atë festë private

Shokues rrëfimi i Hayden Panettiere: çfarë ndodhi në atë festë private

20/05/2026
VIDEO/ Aston Villa rikthehet te lavdia pas 30 vitesh, fiton trofeun e Europa League

VIDEO/ Aston Villa rikthehet te lavdia pas 30 vitesh, fiton trofeun e Europa League

20/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al