• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A ka vend për panik në Gjirokastër? Një shpjegim ndryshe për atë që po ndodh me kalldrëmet

15/03/2019
A ka vend për panik në Gjirokastër? Një shpjegim ndryshe për atë që po ndodh me kalldrëmet

Prej disa ditësh në media po qarkullojnë pamje të zonës historike të njohur si Qafa e Pazarit në Gjirokastër, ku duket heqja e pllakave të kalldrëmit. Duke qenë zonë kulturore e mbrojtur dhe duke pasur në mend se çfarë po ndodh në Durrës, ku ndërtimet me sheshin Veliera po shkatërrojnë trashëgiminë kulturore, fotot e Qafës së Pazarit me kalldrëmet e hequra shkaktuan panik tek qytetarët e Gjirokastrës dhe mbrojtësit e trashëgimisë kulturore.

Por çfarë po ndodh në Gjirokastër?

Prej më shumë se një viti, zona historike e Pazarit të Vjetër, Qafës së Pazarit dhe Sheshit Çerçiz Topulli po rikonstruktohet me qëllim rijetëzimin e zonës historike dhe zhvillimin e bizneseve në të.

Projekti është një punë e përbashkët mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

AADF ka planifikuar të shpenzojnë rreth 5,5 milionë euro në projektin e Qafës së Pazarit. Projekti i financuar nga AADF ndahet në dy faza. Faza e parë e projektit, restaurimi i fasadave të ndërtesave të vjetra në Zonën e Pazarit ka kushtuar rreth 2 milionë dollar, dhe faza e dytë, mbështetja bizneseve të zonës dhe promovimi i zonës në vitet e ardhshme do të kushtojë rreth 3,5 milionë dollarë.

Ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka marrë përsipër të restaurojë rrugët me kalldrëm, gjashtë sheshet, shkallët e qytetit, të ndërtojë rrjetin e kanalizimeve për ujërat e shiut dhe ujërat e zeza, instalimin e tubave për të furnizuar me ujë ndërtesat, si dhe të instalojë një sistem të mbrojtjes ndaj zjarrit. Kjo pjesë e projektit financohet nga Banka Botërore.

I gjithë projekti është hartuar me këshillimin e ICOMOS, Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Sitet, shoqata që punon për ruajtjen dhe mbrojtjen e vendeve të trashëgimisë kulturore anembanë botës dhe ofron këshilla për UNESCO-n në vendet ku ka site të Trashëgimisë Botërore.

Më specifikisht, në zonën e Qafës e Pazarit, ku dhe po punohet aktualisht, sipas projektit, kalldrëmi është shtruar gjatë viteve 70-të dhe që prej atyre viteve nuk ka pasur anjë ndërhyrje për restaurimin e pjesëve të dëmtuara.

Sipas planit të menaxhimit të bërë publik nga FSHZH, pas kryerjes së punimeve nëntokësore, i njëjti kalldrëm do të rivendoset sipër. Parashikohet të ketë ndërhyrje të vogla në zonat ku kalldrëmi është dëmtuar në atë pikë sa është i papërdorshëm. Po ashtu në plan është dhe zëvendësimi me kalldrëm i disa pllakave prej betoni në zonën e njohur si “Shkallët e Enverit”, por nuk dihet ende nëse do të arrihet kjo ndërhyrje.

Sipas specialistëve, procedura e heqjes së kalldrëmit, kryerjes së punimeve të nevojshme poshtë dhe rivendosja e tij është një procedurë standarde, por që sigurisht duhet të kryhet me kujdes dhe mbikëqyrje nga specialistët, veçanërisht në zona të mbrojtura si Gjirokastra.

Sot, për të sqaruar mbarëvajtjen e projektit, në Gjirokastër u zhvillua një takim mes këshilltarëve bashkiakë të qytetit dhe hartuesve të projektit. Kompania që kryen punimet garantoi se kalldrëmi do të rikthehet sërish në gjendjen e mëparshme. 

Related Posts

Çmendet shqiptari në Greqi, shkoi të grabiste pikën e karburantit, rreh me çekiç punëtorin
Kryesore

E rëndë në Kretë, shqiptari sulmohet me thikë në banesë

11/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat
Kryesore

Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat

11/10/2026
Kryesore

Me pistoletë dhe kanabis me vete, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

11/10/2026
I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga
Kryesore

I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga

11/10/2026
Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë
Kryesore

Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Juventus vuan në Sardegna, Kolo Muani i shpëton nga humbja

Juventus vuan në Sardegna, Kolo Muani i shpëton nga humbja

11/10/2026
Çmendet shqiptari në Greqi, shkoi të grabiste pikën e karburantit, rreh me çekiç punëtorin

E rëndë në Kretë, shqiptari sulmohet me thikë në banesë

11/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al