• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A$AP Rocky feston 37 vjetorin e lindjes! Çfarë fshihet pas emrit të tij legjendar?

03/10/2025
A$AP Rocky feston 37 vjetorin e lindjes! Çfarë fshihet pas emrit të tij legjendar?

Sot, 3 tetor, reperi amerikan A$AP Rocky, emri i tij i vërtetë Rakim Athelston Mayers, feston 37-vjetorin e lindjes. Fansat po rikthehen tek kuptimi i vërtetë pas emrit të skenës së yllit, i cili është në një lidhje me Rihanna.

A$AP Rocky u emërua pas reperit legjendar amerikan Rakim, i njohur për hitet “When I Be On Tha Mic”, “Guess Who’s Back” dhe “It’s Been A Long Time”. Ai filloi të bëjë rep që në moshën nëntë vjeçare, duke mësuar nga vëllai i tij më i madh. Tragjikisht, kur ishte 13 vjeç, vëllai i tij u vra në Harlem, New York, ngjarje që e inspiruan ta merrte seriozisht muzikën.

Në vitin 2007, ai iu bashkua grupit A$AP Mob, një kolektiv që përfshin reperë, producentë, regjisorë videoklipesh dhe artistë të tjerë, ku të gjithë anëtarët përdorin para emrit të tyre A$AP. Shkurtesa A$AP do të thotë “Always Strive and Prosper”, ndërsa “Rocky” ishte një pseudonim që i dha nëna e tij. Kështu lindi alter-ego i tij i paharrueshëm.

Pas publikimit online të singlit “Peso” në 2011, Rocky nënshkroi kontratë me Polo Grounds Music dhe publikoi mixtape-in e tij debutues Live. Love. A$AP, i cili u prit me vlerësime të larta dhe i siguroi një kontratë prej 3 milionë dollarësh. Albumi i tij i parë, Long. Live. A$AP (2013), debutoi në vendin e parë në Billboard 200 dhe më pas u certifikua gold nga RIAA. Albumi i fundit, Testing, u publikua në 2018 dhe debutoi në vendin e katërt në Billboard.

37-vjetori i A$AP Rocky vjen si një rikujtim i rrugëtimit të tij nga fillimet tragjike në Harlem deri në majat e industrisë së muzikës.

Related Posts

Monika Lubonja: Protestoni, por mos na shqetësoni Skënderbeun dhe Ismail Qemalin!
Lajme

Monika Lubonja: Protestoni, por mos na shqetësoni Skënderbeun dhe Ismail Qemalin!

26/11/2026
Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”
Lajme

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”

02/11/2026
Videot me Adi Hilën, vajza e Eli Farës: Mbaje kokë lart dhe kurorën drejt mbretëresha ime e bukur
Paparazzi

Videot me Adi Hilën, vajza e Eli Farës: Mbaje kokë lart dhe kurorën drejt mbretëresha ime e bukur

12/10/2026
Videot me Adi Hilën, flet këngëtarja Blerina Matraku: Mu duk burrë serioz, i kam dhënë 10 mijë euro për këngët, e desha shumë. Nuk e dija se ishte i martuar
Paparazzi

Videot me Adi Hilën, flet këngëtarja Blerina Matraku: Mu duk burrë serioz, i kam dhënë 10 mijë euro për këngët, e desha shumë. Nuk e dija se ishte i martuar

11/10/2026
Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve!
Kryesore

Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve!

05/10/2026
Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
Kryesore

Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem

03/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Juventus dëfrehet në Europë,  spektakëk bardhezi ndaj Omonias

Juventus dëfrehet në Europë, spektakëk bardhezi ndaj Omonias

26/11/2026
Trajneri Alban Bushi pas shortit të EURO U-21 2027: Do të jemi konkurrues në çdo ndeshje, publiku do të jetë një favor shumë i madh

Trajneri Alban Bushi pas shortit të EURO U-21 2027: Do të jemi konkurrues në çdo ndeshje, publiku do të jetë një favor shumë i madh

26/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al