• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Abidal me mesazh të sinqertë lamtumire

20/08/2020
Abidal me mesazh të sinqertë lamtumire

Eric Abidal nuk është drejtor teknik i Barcelonës që nga e marta. Ishte surprizë dorëheqja e tij, pasi presidenti Josep Maria Bartomeu e kishte “ratifikuar” në post vetëm 24 orë më parë. Këtë të enjte, Abidal ka shkruar një mesazh lamtumire të gjatë dhe të sinqertë për të gjithë tifozët e Barcelonës, ku shpjegon vendimin e tij, objektivat me të cilët mbërriti dy vite më parë dhe pranon se nuk e ka arritur atë që përcaktoi të bënte, kur u bë drejtor teknik:
“Të dashur barcelonista, unë dua të përfitoj nga këto rreshta për t’iu thënë lamtumirë të gjithëve. E bëj këtë nga mirënjohja më e thellë që kam, sepse kam ndarë dy faza të rëndësishme të jetës sime me ju. Njërën si lojtar dhe tjetrën si kryetar i Sekretarit Teknik të Barcelonës. Kjo lamtumirë e dytë përfshin 2 vite, në të cilat jam përpjekur të punoj dhe të bëj më të mirën për Barçën. Dy sezone intensive, që përfunduan me vendim tim. Pavarësisht se bordi i drejtorëve më ratifikoi në pozicionin tim të hënën, të martën e kaluar paraqita dorëheqjen.
Gjatë dy viteve të fundit jam përpjekur të bëj ndryshime, që mendoja se ishin shumë të rëndësishme për të ardhmen e ekipit të parë. Pavarësisht bindjes dhe insistimit tim, nuk kam pasur sukses. Kjo është arsyeja pse unë mendova se tani ishte koha për t’i dhënë fund marrëveshjes me klubin. Unë dua të bëj me dije se kam hequr dorë nga viti i fundit i kontratës, që kisha akoma me Barcelonën.
Sot situata e klubit është e ndërlikuar, por ju nuk keni dyshim se uroj me gjithë zemër që të mund të kapërcehet dhe sukseset të kthehen shpejt, ashtu siç e meriton ky klub i madh. Falënderime të përjetshme për të gjithë dhe “rroftë Barça, rroftë Katalonja”! Pra, ky është “veprimi” i fundit që kryen Abidal, i cili nuk ka më asnjë raport me klubin katalanas, përveç atij sentimental.

Related Posts

Guardiola trazon Bayern: Kompany? Ka Man.City në zemër, do rikthehet
Sport

Guardiola trazon Bayern: Kompany? Ka Man.City në zemër, do rikthehet

22/04/2026
Guardiola trazon Bayern: Kompany? Ka Man.City në zemër, do rikthehet
Sport

Guardiola trazon Bayern: Kompany? Ka Man.City në zemër, do rikthehet

22/04/2026
De Laurentiis ka gati planin B, Sarri ose Mancini në vend të Conte-s

Agjenti i Lewandowski-t zbarkon në Itali, Juve “parakalon” Milan

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Guardiola trazon Bayern: Kompany? Ka Man.City në zemër, do rikthehet

Guardiola trazon Bayern: Kompany? Ka Man.City në zemër, do rikthehet

22/04/2026
Guardiola trazon Bayern: Kompany? Ka Man.City në zemër, do rikthehet

Guardiola trazon Bayern: Kompany? Ka Man.City në zemër, do rikthehet

22/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al