• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Absurdi ne naftën në Shqipëri, e blejmë më shtrenjtë sesa në Gjermani

30/06/2018
nafte, bordi, cimet, shqiperia

Qytetarët shqiptarë paguajnë 7 taksa mbi naftën, çka përbën thuajse një rekord botëror. Në morinë e taksave që qeveria ka vendosur mbi karburantet, pjesa dërrmuese shkon në buxhetin e shtetit, por vitet e fundit qytetarët paguajnë taksa mbi naftën edhe për privatët.

Por cilat janë 7 taksat që paguhen aktualisht mbi karburantet dhe sa rëndojnë ato në cmimin final? Në cdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi. Këtyre katër taksave që shkon në buxhet u shtohen dy taksa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë taksa e markimit 1 lekë për litër dhe skanimi 1.4 lekë për litër. Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), i cili është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër.  Kjo e çon barrën totale të taksave në një litër naftë 109.4 lekë për litër. Por si krahasohet Shqipëria me vendet e tjera? Në Maqedoni qytetarët paguajnë vetëm akcizë dhe TVSH mbi naftën, që kanë një faturë vetëm 48 lekë për litër ose 2.3 herë më pak se taksat në shqipëri. Maqedonia nuk është vendi i vetëm që paguan më pak taksa se shqipëria mbi karburantet. Pjesa dërrmuese e taksave, që qytetarët shqiptarë paguajnë mbi naftën, si taksa e qarkullimit, ajo e skanimit dhe markimi nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër të Europës.

Këto janë taksa të shpikura në Shqipëri për të mbushur lehtë buxhetin e qeverisë, por edhe atë të privatëve koncesionarë, duke i detyruar kështu qytetarët shqiptarë ta blejnë një litër naftë më shtrenjtë edhe se gjermanët apo austriakët./TCH/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

23/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al