• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Adriatik Lapaj: Nëse ata më thyejnë mua ju do u shtypin edhe më egër

18/08/2023
Adriatik Lapaj thirrje mjekëve për bojkot: Varini përparëset, kështu thyhet pushteti kur sillet me arrogancë

Nga Adriatik Lapaj

Ua tregoj unë skemën. Pasi e morën peng vendin me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe e kthyen përfundimisht shtetin në kompani private të klasës sunduese filluan e ndan konçesione pa doganë.

Konçesionet janë burimi parave të pushtetit të tyre, e që ne i paguajmë çdo ditë. Me paratë tona ata pasurohen në mënyrë “të ligjshme” e me këto para “të ligjshme” blejnë votën në zgjedhje, rrahin kur duan përmes bandave që mbajnë vërdallë, shajnë përmes lukunis së lehësve profesionist kur guxojmë të flasim të vërtetën.

Lëshohen e kërkojnë llogari te ata që guxojnë t’i refuzojnë, ndërkohë që heshtin e hollojnë zërin ndaj pengmarrësve të atdheut dhe të gjitha këto me paratë tona. Guxo po ta mbajti se të bëjnë të zi më shumë se e zeza. Të qepen e mallkojnë a thua se 32 vite i ke shtypur e vjedhur ti. Përse? Se ke thënë të vërtetën. Se po u thua njerëzve që gomari nuk fluturon.

Si zgjidhet? Me bashkim. Duke mos ruajtur cepin e sigurtë, por duke u rreshtuar me të drejtën. Nëse qenëria bashkohet atëhere dhe populli duhet të bashkohet e t’i dërgojë për skrap.

Pse duhet bashkuar? Se ndryshe do vazhdojmë të shtypemi edhe më shumë. Tani mbetet populli ta ndajë, a do manipulohet nga ata a do bashkohet të përballet me ata.

Unë mund të kisha zgjedhur rehatin. Ta mbaja mirë me ta. Të bëja sehir e të komentoja nga sallonet e Tiranës apo jahtet e bregdetit si snob e cinik si vuante e lëngonte një vend i tërë, por jo zgjodha përballjen.

Nuk dua merita, ama dijeni se nëse ata më thyejnë mua ju do u shtypin edhe më egër. Nuk po kërkoj post, po u kërkoj të bashkoheni e tu kërkoni demokratizimin e vendit përmes hapjes së garës, ligjit për referendumet, votës së emigrantëve dhe depolitizimit të administratës zgjedhore.

Related Posts

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026
“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Deputeti grek: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej
Kryesore

Pas ndryshimeve në qeveri, Rama “shkund” partinë, zbardhet agjenda e asamblesë së PS

20/03/2026
Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut
Kryesore

Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut

20/03/2026
“Express”: Ksamili dhe Porto Palermo, dy xhevahire të fshehura të Europës
Kryesore

“Express”: Ksamili dhe Porto Palermo, dy xhevahire të fshehura të Europës

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lamtumirë Toskanës? Monica Bellucci dhe Tim Burton shesin pronën e tyre

Lamtumirë Toskanës? Monica Bellucci dhe Tim Burton shesin pronën e tyre

20/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al