I larguar nga futbolli i rëndësishëm, për Mario Mitaj vjen një ftesë që mund ta rikthejë në Evropë, aty ku nisja gjithçka, në Athinë. AEK, i sapo shpallur kampion në Greqi, sezonin e ri do të luajnë në Champions, një detaj që i detyron të futen në merkato për të përforcuar ekipin.
Drejtori sportiv i AEK ka vendosur Mario Mitajn në listën e dëshirave duke vlerësuar faktin që Mitaj e njeh shumë mirë ambientin, fundja ka dalë nga akademia e këtij ekipi, plus është një lojtar me shumë potencial që do t’i shërbente ekipit në një sezon të ngarkuar.
Pavarësisht se së fundmi është rikthyer të luajë titullar me Al Ittihad, Mitaj nuk e ka të garantuar vendin në formacion, jo vetëm kaq, por në pjesën më të madhe të këtij sezoni e pa veten në stol, madje edhe jashtë listë si pasojë e faktit që në Arabinë Saudite nuk mund të luajnë më shumë se 5 lojtarë të huaj.
Këto detaje mund të bëjnë që anësori kuqezi të vendos të largohet nga Al Ittihad. Në Athinë, Mitaj do të gjente edhe dy shokët e tij në Kombëtare, Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








