• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Afera më e madhe e korrupsionit në Greqi, hetohen 10 ish-kryeministra e ministra

22/02/2018
Afera më e madhe e korrupsionit në Greqi, hetohen 10 ish-kryeministra e ministra

Parlamenti grek ka votuar për nisjen e hetimeve kundër dhjetë politikanëve që dyshohet se gjatë kohës që ishin në detyrë, kanë marrë rryshfete për të promovuar medikamentet e kolosit farmaceutik zvicerian Novartis. Mes tyre janë disa prej figurave qendrore të politikës greke, si ish kryeministri Antonis Samaras, komisioneri i BE-së për çështjet e brendshme dhe emigracionin, Dimitris Avramopulos, ish kryetari i PASOK-ut Evangelos Venizelos, guvernatori i Bankës së Greqisë Janis Sturnaras.

Pas një debati mjaft të ashpër parlamentar, që zgjati plot 21 orë, votimi i fshehtë përfundoi pak para orës 6 të mëngjesit të së enjtes. Propozimi i maxhorancës për krijimin e një komisioni hetimor mori shumicën absolute të votave nga deputetët e pranishëm. Komisioni duhet ta përfundojë punën e vet brenda një afati njëmujor. Kolosi zvicerian Novartis, dyshohet se në periudhën 2006-2015 ka korruptuar zyrtarët dhe disa qindra mjekë, me qëllim që të përfitonte një pozitë komanduese në tregun grek, si dhe për të siguruar çmime të fryra për produktet e veta, edhe pse në treg kishte alternativa më të lira.

Nga hetimet e deritanishme –ku është përfshirë edhe FBI amerikane- ka rezultuar se taksapaguesit grekë kanë humbur deri në 3 miliardë euro nga çmimet e fryra të medikamenteve të Novartis. Kryeministri Tsipras deklaroi vendosmërinë e tij për të shfrytëzuar “çdo mundësi që ofron e drejta kombëtare dhe ndërkombëtare”, për të marrë pas miliardat e humbura si rezultat i skemës së ndërtuar nga Novartis. Ai shtoi se bëhet fjalë për shuma që influencuan direkt financat e vendit. Por shefi i opozitës, Kyriakos Mitsotakis, tha se gjithçka ishte një shpifje me qëllim që të goditen kundërshtarët politikë të qeverisë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al