• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Agjësohet “banda e kasafortave” në Greqi, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

08/05/2017
Agjësohet “banda e kasafortave” në Greqi, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Policia greke ka dhënë të hënën detaje mbi asgjesimin e një bande të rrezikshme, që kishte kryer dhjetra grabitje, kryesisht në seli firmash biznesi, prej të cilave merrte vetëm kasafortat që kishin brenda para cash. Prandaj dhe media i kishte emërtuar si “banda e kasafortave”.

Policia ka arrestuar 15 persona. Vetëm njeri prej tyre, i moshës 26 vjeç, është shtetas shqiptarë, ndërsa gjithë të tjerët janë shtetas grekë, por me origjinë nga vende të ish Bashkimit Sovjetik. Gjithashtu janë identifikuar pesë pjesëtarë të tjerë të bandës, që janë shpallur në kërkim.

Policia njoftoi të hënën se deri tani janë zbardhur 145 grabitje, jo vetëm nëpër firma, por edhe në banesa, që banda kishte kryer në harkun kohor prej më shumë se një viti.

Sipas policisë, përfitimi financiar nga gjithë këto grabitje e kalon shifrën 10 milionë euro.

Por shumë prej parave, pjesëtarët e bandës i kanë shpenzuar në lokale nate, në shoqëri me femra, si dhe në lojëra fati.

Asgjesimi i kësaj bande ishte shndërruar në çështje nderi, për policinë greke, që me gjithë përpjekjet e mëdha nuk kishte mundur të binte në gjurmë të keqbërësve. Por në një prej grabitjeve të fundit, njerit prej tyre i ra përtokë telefoni celular ndërsa po largohej nga vendngjarja. Ky ishte she shansi i madh për shërbimet e ndjekjes që, pas zbardhjes së tabulateve nisën menjëherë shpleksjen e lëmshit të kolavitur.

Të 15 personat u arrestuan gjatë darkës së fejesës të njerit prej pjesëtarëve të bandës.

Policia ka gjetur deri tani dhe sekuestruar në cilësinë e provës 8 automjete që janë përdorur gjatë grabitjeve, një shumë parash prej 15.000 eurosh, qindra bizhuteri të shtrenjta, armë gjahu dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm, një numër mjaft të madh telefonash, kartash sim dhe laptopash.

Përveç grabtijeve, kundër pjesëtarëve të bankës janë formuluar akuza edhe për vrasje në tentativë, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë në të paktën tri traste që ishin përplasur me patrulla policie./ora news

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al