• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Agron Gjekmarkaj: Berisha ditën e parë pati 30 mbështetës, sot ka mijëra. S’e di nëse jemi ne apo ata shumica

12/12/2021
Agron Gjekmarkaj: Berisha ditën e parë pati 30 mbështetës, sot ka mijëra. S’e di nëse jemi ne apo ata shumica

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka folur sot në kryesinë, të cilën kryetari Lulzim Basha e mblodhi pas Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha. Gjekmarkaj ka deklaruar se Lulzim Basha në 9 shtator mori vendimin e duhur, për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, por mënyra ishte e gabuar.

Deputeti ka deklaruar se demokratet sonte janë kokulur sepse e shohin partinë e tyre me të përçare se kurrë. “Nuk e di nëse jemi ne apo ata shumica”, ka deklaruar ndër të tjera Gjekmarkaj.

Teksa foli edhe me nota kritike, Gjekmarkaj shtroi disa pyetje: “Pse zunë vend tezat e foltores, pse u rrit ditë pas dite ajo lëvizje? Sali Berisha ditën e pare pat 30 mbështetës! Sot mijëra”

Ndërsa për Kuvendin e 18 dhjetorit, ai tha: Ne ende nuk jemi mbledhur, nuk dimë çfarë tezash do hedhim, si do ta bëjmë ngjarje frymëzuese atë? A mund te përgatitet një kuvend ne pak dite për t’ju imponuar shoqërisë?”

“Kjo është një kryesi ideale! Një Kryesi ëndrrash. Këtu s’ka me debat janë të gjithë në anën e Kryetarit ! Çdo lider do ja kishte zile kësaj dite. Tani le te kthehemi tek problemi duam një parti për vete si kjo, ku te jemi ne në kryesi, deputet etj , një me te bashkuar një PD të madhe apo ënde një me të madhe për të ardhur një ditë në pushtet!

Për ketë duhet ende eksploruar çdo mundësi komunikimi dhe jo ndëshkimi, çdo mundësi për te shmangur ketë drame ne te cilën është PD ! Unë nuk di ne përfaqësojmë shumicën apo “ata” ! Ju i merrni vendimet me një grup te vogël dhe ne na i lexoni këtu unë e refuzoj këtë logjike.

Por di qe demokratet sonte janë kokulur sepse e shohin partine e tyre me të përçare se kurrë! Ndëshkimi është i lehte por se di ne është i duhuri. Z Basha ju keni marre vendimin e duhur me 9 shtator por ne mënyrën e gabuar!

Partitë nuk janë si fëmijët ku qëndrimi paternalist i Kryetarit e shpëton nga rruga e keqe. Një parti e merr vetë përgjegjësinë para historisë, në do të bëhet antiamerikane, antiperëndimore, antikombëtare, te vetëshkatërrohet dhe nëse e duan se ndal dot!

Kryetar ju keni eksperiencë politike të gjatë shumë me te gjate se unë, ndaj duhet tentuar çdo rrugë, çdo interes personal që kjo parti t’i shpëtoje goditjes!

Unë kam mbajtur qëndrimet e mia e as pendohem për to, te njëjtat do mbaja përsëri dhe nëse s’ka rruge tjetër dhe jemi të detyruar të shpëtojmë bërthamën properëndimore të kësaj partie, hajde ta shpëtojmë të vetëdijshëm që po zvogëlohemi.

Duhet te pyesim veten pse zunë vend tezat e foltores, pse u rrit ditë pas dite ajo lëvizje, Sali Berisha ditën e parë pat 30 mbështetës! Sot mijëra, sepse ai doli bëri beteje, ju e bëtë betejën në vazo, me pak dalje televizive!

Tani ne kemi kongresin me date 18 , ende nuk jemi mbledhur, nuk dimë çfarë tezash do hedhim, si do ta bëjmë ngjarje frymëzuese atë? A mund te përgatitet një kuvend ne pak dite për t’ju imponuar shoqërisë?”, është shprehur deputeti i PD-së.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Timothée Chalamet është stërvitur për shtatë vite për rolin e ri në “Marty Supreme”

Timothée Chalamet është stërvitur për shtatë vite për rolin e ri në “Marty Supreme”

19/12/2025
Napoli “thyen” Milan, Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë

Napoli “thyen” Milan, Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al