• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Agron Llakaj shpërthen kundër Top Channel: A keni fëmijë, a keni familje, turp t’ju vijë për këtë emision të degjeneruar e kriminal

26/05/2020
Agron Llakaj shpërthen kundër Top Channel: A keni fëmijë, a keni familje, turp t’ju vijë për këtë emision të degjeneruar e kriminal

Aktori Agron Llakaj, ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me një nga emisionet që transmetohet në Top Channel.

Bëhet fjalë për Aventurierët, një program që ka në thelb aventurat e të rinjve.

Për aktorin, ky është një program i shëmtuar që ai e etiketon si degjenerim, ç’thurje, perversitet.

“Ej njerëz, a keni fëmije? A keni fëmijë? A nuk jeni të shqetësuar për ardhmërinë e tyre ?! Si mund te lejohet një reality shou kaq kriminal për edukimin e fëmijëve tanë, nipërve e mbesave?!

Kovid-19 nuk është asgjë përpara kësaj të keqeje kombëtare që po mbillet nëpër ekranet tona , është pasqyre reale e jona ,dhe kjo fillon qe nga shkolla, cikli 9-vjeçar dhe me radhë.

Ku ç’thurja dhe rrugaçëria kane ndërtuar modele te respektuara nëpër auditore, këta që shikoni në këtë reality shou, nesër do shfaqen ne rruge si “vipat ” e ardhshëm”.

Unë jam ajo që shkova me katër çuna njëherësh. Unë jam ai djali gei që dashurinë time e shfaqa aty në net të tëra dhe u kënaqa me këdo që më dashuroi dhe e adhuroi.

Kurse unë jam ajo që ia grisa brekët asaj gocës dhe e kapa nga flokët dhe e hoqa zvarrë nëpër dhomë dhe po mos të ma kishin hequr nga duart e kisha vrarë fare. Unë jam ajo që ia zbërtheva pantallonat atij djalit dhe…

Media e portale që i promovojnë për ca klikime pa menduar që janë bashkautor ne krim. AMA është përgjegjëse direkte, është alarm por më shume se alarm!

Shkolla, familja dhe shoqëria kanë lëshuar sinjalin SOS! Nëse nuk ngrihemi sot dhe te vendosim rregulla, nëse nuk ngrihemi sot me alarmin e ligjshëm prindëror për një te ardhme te sigurt te fëmijëve tanë, nesër do jete vonë.

Ti ose ajo apo kushdo do te jeni viktima te realitetit i cili do fitoj qytetarinë shumë shpejt. Dhuna, ç’thurja, tërbimi, degjenerimi dhe krimi, do jene realiteti ynë i ardhshëm shoqëror.

Shqiptare zgjohuni! Për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë! Stop degjenerimit”, shkruan Agron Llakaj.

Më herët ka qenë vetë një ndër aktorët kryesorë në Top Channel, Florjan Binaj, ai që ka reaguar ashpër për këtë emission që transmetohet në televizionin ku ai punon.

Related Posts

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”
Lajme

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”

02/11/2026
Videot me Adi Hilën, vajza e Eli Farës: Mbaje kokë lart dhe kurorën drejt mbretëresha ime e bukur
Paparazzi

Videot me Adi Hilën, vajza e Eli Farës: Mbaje kokë lart dhe kurorën drejt mbretëresha ime e bukur

12/10/2026
Videot me Adi Hilën, flet këngëtarja Blerina Matraku: Mu duk burrë serioz, i kam dhënë 10 mijë euro për këngët, e desha shumë. Nuk e dija se ishte i martuar
Paparazzi

Videot me Adi Hilën, flet këngëtarja Blerina Matraku: Mu duk burrë serioz, i kam dhënë 10 mijë euro për këngët, e desha shumë. Nuk e dija se ishte i martuar

11/10/2026
Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve!
Kryesore

Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve!

05/10/2026
Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
Kryesore

Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem

03/10/2026
Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Avokati i Veliajt për Ramën: As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot

Avokati i Veliajt për Ramën: As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot

24/11/2026
Tragjike në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident! Plagosen edhe tre fëmijë (Emri)

Tragjedia në Itali/ Kush ishte Emanuela Shahini, 31-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksident, la pas dy fëmijë

24/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al