Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së Agron Shehaj ka komentuar zhvillimet në selinë blu pas zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë ku ra në sy mbushja e këtij forumi me emra nga “Foltorja”. Shehaj e pranoi që kjo nuk është hapje e partisë për të cilën tha se duhet patjetër të ndodhë.
“Pjesa më e madhe që u zgjodhën në Kryesinë e PD, një pjesë e mirë janë pjesë e Foltores. Kjo nuk mund të quhet hapje, se themi dot, por unë jam besimplotë se hapja duhet të ndodhë.
Nëse duam të fitojmë duhet të ndodhë. Nëse duam që të zgjerojmë dhe të afrojmë brenda PD-së një pjesë më të gjerë të shoqërisë shqiptare normalisht që duhet ta bëjmë” – tha Shehaj në Syri TV.
Vetë Shehaj ishte një nga më të votuarit e Këshillit Kombëtar për të qenë pjesë e kryesisë së re të PD-së.