• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ahmetaj: Jam sulmuar nga Top Channel, mora kërcënime nga burgu, Rama tha “do shkojë në të sëmës”

02/02/2024
Ahmetaj: Jam sulmuar nga Top Channel, mora kërcënime nga burgu, Rama tha “do shkojë në të sëmës”

Arben Ahmetaj hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe televizionit Top Channel për dirigjimin e sulmeve ndaj tij. Më poshtë pjesë nga deklaratat e Ahmetajt gjatë intervistës për Syri Tv.

“Rama nuk më la të shkarkohesha që ta bëja siç duhet largimin. Ai më ka kërcënuar në atë mbledhjen e famshme të kryesisë ku më larguan. Në mbledhjen e kryesisë ai ka thënë që “unë largohem sepse kam dëmtuar unitetin e partisë”.

Në mbledhjen e kryesisë ai ka thënë “Do shkojë në të sëmës ai që prish unitetin e partisë”. E mora vesh që atë ditë, por nuk reagova. Dhe bëra mirë që nuk reagova, le të bëjë batuta sa të dojë. Në vazhdim u mor vesh që nuk isha pjesë e dosjes së Elbasanit dhe të Fierit dhe pastaj u sajua historia e dhënies së dosjes. Jo po u dha tek Sofra e Ariut, jo po i humbi Ramës dhe ia dhanë Adriatik Doçit.

Menjëherë filloi Top Channel, TCH e filloi goditjen kur kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë. E mbajti 3 muaj emrin tim. Korrupsioni im? Ku ishte korrupsioni im? 3 muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës ai TV, apo luftën e Ukrainës, por e mbajti me mua. Sigurisht që TCH e kishte të frymëzuar politikisht sulmin ndaj meje. Frymëzohej nga Edi Rama. Nuk kam frikë ta them. Ka bërë takim “X”-i dhe kryeministri për këtë çështje.

U bë emision në TCH për Ditmir Bushatin. E kërkoi Rama. U bë për Niko Peleshin. E kërkoi Rama. U bë për Xhafën. E kërkoi Rama. Ramës ia dërgova dhe një haber. Ej mjaft. Nuk më do në parti, nuk më do në qeveri? OK. Mos u merr me mua.

Unë dola në “Opinion”. Një ish-miku im tha: “Ky Ahmetaj është budalla me shumë shkollë”. Nuk i bëra karshillëk kryeministrit.

Jam kërcënuar 3 herë nga njerëz të panjohur. Një herë në telefon nga burgu dhe dy herë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kur kërcënimi kaloi tek gruaja që mbante fëmijën tim tek liqeni nuk e lashë më si trim i madh. hera e fundit ishte tek rrethi tek liqeni. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të dalë kryeministri dhe të thotë “të vejë në të sëmës” dhe të të thotë “po të isha unë gjykatës dhe prokuror di të ishte më keq” normal që do kisha kërcënime”.

Related Posts

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari
Kryesore

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari

14/12/2025
Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës
Kryesore

Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës

14/12/2025
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Londrimi-Klodit: A do më puthësh tani?

Londrimi-Klodit: A do më puthësh tani?

14/12/2025
Vllaznia “harron” shijen e fitores, barazon ndaj Bylis (VIDEO)

Vllaznia “harron” shijen e fitores, barazon ndaj Bylis (VIDEO)

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al