• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ai është Tritan preshi

20/08/2017
Injoranca e Tritan Shehut me drejtshkrimin e gjuhës shqipe (FOTO)

Tritan Shehu është një eksponent politik që njihet mjaft mirë nga shqiptarët. Njihet si një personazh i korruptuar në politikës. Më shumë i thërrasin Tritan preshi për shkak të një historie që flitet se ka ndodhur në vitit 97’ në Lushnje, kur si dhuratë nga qytetarët lushnjarë mori një presh.

Bëmat dhe historitë e Tritan Shehut nuk janë të pakta, ndërkohë që, nga ana tjetër, ka edhe legjenda si legjenda e preshit në Lushnje.

Bëmat dhe gjëmat flasin për miliona e miliona euro me një kompani fantazëm gjatë kohës që ai ka qenë kryetar i PD-së, ku zhduku çdo financë dhe e la Partinë Demokratike, kur doli në opozitë me disa qindarka.

Tritan Shehu është nga ata servilë që lëpihet ku të mundet. Pasi Sali Berisha e qeroi nga Partia Demokratike në vitin 97’-98’ ai kaloi me Genc Pollon. Tentuan të bënin një lëvizje dhe më pas u largua përfundimisht nga PD-ja, duke qëndruar tek PDR-ja e Genc Pollos. Edhe ky i fundit nuk është se e donte shumë por tashmë me ardhjen e Lulzim Bashës në PD, Tritani ishte një vlerë e shtuar për ta.

Duke qenë se Genc Pollo dhe PDR-ja kishin shumë pushtet mbi Lulzim Bashën, ky i fundit i ka kërkuar rikthimin e Tritan Shehut, i cili është rreth 70 vjeç. Shehu, ish-kreu i PD-së dhe ish-ministër, zgjidhet i pari i listës në Qarkun e Gjirokastrës duke marrë minimumin historik të votave që ka pasur Partia Demokratike në këtë Qark. Kuptohet, po të vësh Tritan preshin në krye të listës së Gjirokastrës nuk pret të marrësh vota të shtuara pasi qytetarët nuk janë as pa sy, as pa vesh, nuk janë as pa mendje dhe dinë ta vlerësojnë votën e tyre.

Po kush do të shkonte të votonte në Gjirokastër Tritan Preshin, e përse duhet ta votonin? Kujt i duhej vota për Tritan preshin. Rezultati i 25 qershorit dha një katastrofë elektorale në Gjirokastër dhe për këtë përgjegjësinë e ka kryesuesi i listës, pa përjashtuar edhe kryetarin e degës Roland Bejkon, por ky i fundit ndoshta aq peshë dhe mundësi politike kishte.

Kryesuesi i listës duhet të udhëhiqte fushatën, po a mund të udhëheqë një “presh” fushatën e një partie në një qark. Në fund rezultati tha preshi ka minimumin historik. I vendosuri në listë nga Lulzim Basha mori atë që iu dha qytetarëve të Gjirokastrës. Iu dha Tritan preshin dhe preshin i kthyen edhe gjirokastritët Lulzim Bashës.

Kohët e fundit Tritani ka filluar flet dhe është agresiv. Do të jetë në treg, duket i nxehur, i mërzitur. Doktor Tritani ose doktor preshi, po ta quajmë, nuk ka asgjë të keqe, do të jetë në parlamentin e ardhshëm, pra do të rikthehet deputet. Kur të dalë në pension afërsisht do të jetë 72 vjeç, do të shkojë në Parlament dhe do të qeshin të gjithë, do ta ngacmojnë, do ta tallin, do ta ironizojnë, për servilizmin, paaftësinë, mediokritetin dhe gjithçka që ka bërë keq dhe shumë keq në politikë.

Si mjek ndoshta është për t’i hequr kapelen, si politikan është një zero me bisht. Këtë nuk e vlerësojnë mediat dhe nuk e vlerësojnë shkrimet apo gazetarët. Këtë e kanë vlerësuar qyetetarët me vote, të cilët sistematikisht i kanë dhënë shpulla të pandashme Tritan Shehut edhe për më tepër më e freskëta është me 25 qershorit.

Tritani hyn tek ata servilët e kryetarëve, por nga ata më të neveritshmit, që edhe kryetari ndoshta Lulzim Basha nuk e ka thirrur kurrë në zyrë. Dhe ditën që është zgjedhur për të qenë i pari i listës së Gjirokastrës nuk e ka thirrur Lulzim Basha, por e ka thirrur Genc Pollo. Dhe nuk e ka thirrur në selinë e PD-së, por e ka thirrur tek kafja poshtë shtëpisë së tij, për t’i thënë se do të kryesonte listën e Gjirokastrës.

Se Lul Basha ishte zënë dhe nuk e takonte dot dhe Tritani udhëhoqi listën e Gjirokatrës e lajmin e madh e mori në kafen poshtë shtëpisë së Genc Pollos, bashkë me të cilin shumë vite më parë themeluan një parti për të çuar PD-në në humbje në zgjedhjet e 2001, për ta sabotuar dhe shkatërruar, për t’u rikthyer tani me Lulzim Bashën  më të fortë se kurrë. Gati për të qenë ashtu si në vitin 2001 një grup parlamentar për t’u ndarë dhe për të ikur nga Partia Demokratike dhe për t’u përdorur apo keqpërdorur në çdo moment nga Edi Rama, apo vetë Lulzim Basha, në momente të caktuara dhe për qëllime të caktuara.

Gjithsesi Tritan Shehu i përket të shkuarës megjithëse është sërish deputet, ai thjesht në memorien e shqiptarëve sado mik i mirë, intelektual e ndoshta me vlera, do të ngelet Tritan preshi./CityNews

Related Posts

Kryesore

Abuzimi i 13-vjeçares, policia shtrin hetimet edhe në Gjirokastër

24/11/2026
Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para
Kryesore

Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para

24/11/2026
Ben Ahmetaj do të përjashtohet nga PS? Ja çfarë thotë Blendi Klosi
Kryesore

Klosi tregon pse u përjashtua Elisa Spiropali: Iu dha mundësia të dëgjohet…

24/11/2026
Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun
Kryesore

Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun

24/11/2026
Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi
Kryesore

Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi

24/11/2026
Elisa Spiropali përjashtohet nga grupi i PS, Çuçi e Braçe abstenojnë
Kryesore

Elisa Spiropali përjashtohet nga grupi i PS, Çuçi e Braçe abstenojnë

24/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpendi “rrëmben” skenën në Itali, 3 gola me Cesenan

Shpendi “rrëmben” skenën në Itali, 3 gola me Cesenan

24/11/2026
VIDEO/ PSV befason Realin në pjesën e parë, udhëheq Arsenal, reziston AEK i Strakoshës

VIDEO/ PSV befason Realin në pjesën e parë, udhëheq Arsenal, reziston AEK i Strakoshës

24/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al