• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ai të lëshon e s’të mbron”- Rama: S’do përdorim flamurin e PS për të fshirë bajgat e korrupsionit

04/09/2023
“Ai të lëshon e s’të mbron”- Rama: S’do përdorim flamurin e PS për të fshirë bajgat e korrupsionit

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk është përgjegjës për veprimet që sipas tij janë individuale, të zyrtarëve të PS-së të përfshirë në korrupsion.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, kur tha se s’do ta përdorin kurrë flamurin e PS për të fshirë “bajgat” e korrupsionit të askujt.

Ai tha se ata që ai i ka besuar një post dhe që janë përfshirë në korrupsion, jo thjeshtë kanë tradhëtuar besimin e tij, por edhe flamurin shqiptar.

“Shqipëria europiane për mua është ëndrra më e madhe me sy hapur, që më zgjon në mëngjes më herët nga të gjithë ju, më mban në këmbë më gjatë nga të gjithë ju dhe më bën të fle më vonë nga të gjithë ju. Këtë vend o e bën fuqia e PS-së, o nuk e bën asnjë forcë tjetër e organizuar në këtë vend dhe çdo individ që Shqipërinë e sheh si jorgan për t’u djegur kur e pickon pleshti.

Po të mos e besoja këtë që ky vend bëhet dhe po të mos e shikoja ëndrrën e Shqipërisë europiane, as do të kisha hyrë në politikë me ftesë të liderit historic të PS-së. As do tentoja fare të zija vendin e tij, as do ta përballoja dot baltën e zezë të gojëve të palara mbi të vdekurit e të gjallët e familjes sime. Ata që ma vënë mikrofonin përpara dhe më pyesin për përgjegjësi individuale për bashkëpunëtorët e mi, nuk kanë faj. Ju dhe të gjithë socialistët që janë shumë pak që qarkullojnë atë fjalën e neveritshme, që Rama të lëshon dhe s’të mbron.

Unë kam një përgjegjësi të madhe morale dhe nuk është as të skuqem e të kërkoj ndjesë, apo të smbrapsem, sepse dikujt që i jam një detyrë, e mbështes pa kushte, atij i merr mendjen pushteti e paraja dhe tradhëton jo thjeshtë besimin tim e tuajin, por edhe vetë flamurin e të gjithë stërgjyshërve dhe bebeve të këtij vendi, bashkë me flamurin e gjithë socialistëve shqiptarë.

Pasi njëri e ka përdorur flamurin e PS-së si maskë për të vjedhur, ne të tjerët u dashka ta përdorim edhe si letër higjenike, për t’ja fshirë bajgat e korrupsionit me dorën e partisë. Përgjegjësia ime morale është të mos lë dy gurë bashkë, që drejtësia në Shqipëri të ketë fuqinë dhe pavarësinë që i duhet, për ta ndëshkuar çdo lloj këlyshi të atij soji të vjetër politik që e ka mbajtur nën kontroll drejtësinë për 100 vite me radhë”, u shpreh Rama.

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

24/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al