Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një makinë tip “Opel”me targa ka aksidentuar rëndë një 65-vjeçar.
Ky i fundit, i identifikuar si Themi Ndoni ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Lushnjes pasi ka marrë dëmtime në kokë. Ai u përplas nga mjeti teksa ishte duke drejtuar një motoçikletë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet ku nga hetimet e para mendohet se ka qenë mos respektimi i rregullores në rotondo nga ana e drejtuesit të motoçikletës.