Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” në Fier një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka humbur jetë. Viktima është rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar.
Shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Një grup hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.