Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, automjeti me drejtues shtetasin E. L., 29 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin kroat J. T., 44 vjeç.
Nga përplasja, është dëmtuar shtetasi E. L., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.