Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Shtetasi R.K, 38 vjeç, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R.K, vjeç 49 banues në Gjirokastër. Për pasojë është aksidentuar bashkëshortja e shtetasit R.K dhe shtetasja E.D, vjeç 35, e cila pas mjekimit në spital u largua pa probleme për jetën. Ndërkohë policia thotë se ka arrestuar 38-vjeçarin nga Durrësi si shkaktarin e këtij aksidenti.
©ArgjiroLajm.net










