Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. Ç., 37 vjeç, banues në Përmet, pasi duke drejtuar një motorcikletë pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi, është përplasur me barierën mbrojtëse të rrugës në aksin rrugor Çarshovë – Përmet, në vendin e quajtur “Kthesa e Badlonjës”. Nga kontolli me alkoltest i kryer ka rezultuar se drejtonte motorcikletën në gjendje të dehur.