Një shqiptar ka humbur jetën në Itali këtë pasdite. Siç raportojnë mediat italiane, viktima me iniciale C.K., rezident prej kohësh në Berra (Toscana), është shtypur nga kova e një eskavatori nga i cili spostonte çimento. Burri 49 vjeç u ndihmua nga disa kolegë, të cilën dhanë edhe alarmin te autoritet, por shqiptari nuk mundi të mbijetojë. Një hetim ka nisur lidhur me aksidentin me vdekje. C.K.punonte në një kompani ndërtimi në provincën e Ferrara-s.









