Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gjirokastër-Sarandë, pranë Qafës së Muzinës. ArgjiroLajm.net mëson se dy automjete, tip ‘Audi’ dhe ‘Benz’ janë përplasur me njëri-tjetrin. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm për dëme materiale. Policia rrugore mbërriti në vendin e ngjarjes për veprimet hetimore. Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, si dhe terreni i rrëshqitshëm nga shiu që ra pasdite. Për momentin nuk dihet identiteti i personave që drejtonin makinat. ArgjiroLajm.net sjell foto nga vendi i ngjarjes.
© ArgjiroLajm.net