Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë fshatit Hormovë. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se drejtuesi i një makine tip ‘Ford’ me targa AA 626 EJ, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar buze rrugës. Për fat të mirë shpëtoi mrekullisht nga rënia në ujërat e lumit. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur lehtë dy personat që ishin brenda makinës. Ata po ktheheshin nga Greqia dhe ishin duke udhëtuar drejt kryeqytetit. Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit ka qenë pagjumësia dhe lodhja e drejtuesit të mjetit.
©ArgjiroLajm.net