Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Sipas policisë, shtetasi E.Z, 23 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar mjetin tip ‘BMW’, në vendin e quajtur ‘Ura e Hormovës’, ka dalë nga rruga. Për pasojë janë plagosur pasagjerët, shtetasit K.D., E.E., E.D., dhe A.A., vjeç 20, 23, 22 dhe 23, banues gjithashtu në Berat.
Të rinjtë u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Gjirokastrës, por fatmirësisht ata kishin marrë plagë të lehta dhe nuk rrezikojnë jetën. Ndërkohë policia ka bërë kallëzim në prokurori për 23-vjeçarin i cili drejtonte makinën. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Gjatë ditëve në këtë aks vdiqën prej aksidenteve dy persona; Ervis Taka nga Saranda dhe Behar Malka nga Tepelena.
© ArgjiroLajm.net