POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 50 vjeç, banues në fshatin Dukaj,Tepelenë, pasi në rrugën rurale “Tepelenë-Dukaj”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi I. S., 48 vjeç, banues në Tepelenë. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja shtetasja L. C., e cila pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.