• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aksidentet në vend/ Rama apel shoferëve: Mund të lini fëmijët jetimë. S’po rrimë duarkryq, po bëhet pastrimi i gjykatave

29/06/2021
Aksidentet në vend/ Rama apel shoferëve: Mund të lini fëmijët jetimë. S’po rrimë duarkryq, po bëhet pastrimi i gjykatave

Duke iu referuar aksidenteve rrugore, marrë shkas dhe te aksidenti me pasojë shuarjen e një familje prej 4 anëtarësh në aksin Vlorë-Fier, kryeministri Edi Rama, bëri apel për kujdes. Ai tha se nuk është e gjitha përgjegjësi e Policisë së Shtetit, pasi aksidentet janë përgjegjësi individuale. Rama gjithashtu, tregoi se nuk ka sistem tjetër përveç gjyqësorit që të merret me problematika të kësaj natyre. Sipas tij, gjykatat në vend kanë deformuar
punën e tyre dhe shtoi se nuk mund të priten ‘mrekulli’ nga Reforma në Drejtësi në një kohë të shkurtër.

“E vetmja gjë që kërkoj me shumë përulësisht, fjalët e mia të mos i deformoni. Ato që them mos i deformoni, sepse është bërë e vështirë për të përcjellë mesazhe te njerëzit, nëse nuk janë prezent dhe mesazhet i marrin nga ndërmjetësimi juaj. Thashë nuk jam i shqetësuar në raport me tërësinë. Natyrisht nuk mund të kem një imagjinatë kaq të fortë të barazoj COVID-in dhe ngjarjen. Unë nuk thashë që ngjarjet në fjalë më lenë indiferent. Nuk e kuptoj si të përmbysen fjalët, në kohë reale. Të paktën këto që them mos mi shtrembëroni. Ju keni të drejtë t’i interpretoni. Tjetra është që nuk e harroj dot, që para disa vitesh ka pasur më shumë vrasje se sa ditët në vit. Nga ana tjetër, numri i aksidenteve ka qenë dyfish, këtë se harroj dot.

A është numri aksidenteve sot, i ulët, jo nuk është, por në rrugë janë qindra mijëra individë të cilët kanë detyrën e vet karshi ligjit, familjes, sepse në rrugë mund të vrasësh dhe mund të vritesh. Mund të lësh fëmijët jetimë, ose prindërit pa fëmijë. Jam i shqetësuar në mënyrën se si ne mund të përmirësojmë punën tonë. Ngjarje që janë kulminante nga pikëpamja e numrit të viktimave të kthehen në arsye, për ta parë Shqipërinë si një vend, ku turistët duhet të kthehen, prej frikës, është e tepërt. Nuk ndihmon në adresimin e problemit real. Shikoni në sa raste Policia e Shtetit ka çuar para gjykatës shkelës të ligjit, edhe për shpejtësi. Nuk ka një sistem tjetër.

Ne s’po rrimë duarkryq, po bëhet pastrimi i gjykatave, por kjo kërkon kohë. Të gjithë do të donim të gjenim sistemin në drejtësi Francë dhe Gjermani. Për ato sisteme është punuar me qindra vite. Tani do thoni ju që koha është e gjatë, që kur ka filluar Reforma në Drejtësi dhe Vetingu.

Në jetën e një njeriu 5 vite janë shumë, në shtetformimin e një shteti 5 vite janë 5 minuta. Sot Serbia dhe Mali i Zi, që janë të avancuar në procesin e negociatave, kanë detyra të lidhura me Reformën në Drejtësi që ne e kemi kryer. Shpejtësia ka qenë maksimale. Rezultatet kërkojnë kohën e tyre”, tha Rama.

Related Posts

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë
Kryesore

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

23/05/2026
Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Video/ G-Bani ngushëllon Gjestin pas vdekjes tragjike të vëllait, anulon projektin muzikor

“Pse nuk martohesh?”, G-Bani habit me përgjigjen epike

23/05/2026
Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

23/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al