Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban arrestuan shtetasin I. J., 38 vjeç, banues në Përmet, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Çarçovë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kaludh, automjeti që drejtonte 38-vjeçari, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. K., 49 vjeç, banues në Përmet, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.