ArgjroLajm.net mëson të tjera detaje nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme pranë Gërhotit. Një prej automjeteve të përfshira në aksident i përket mjekut të spitalit rajonal ‘Omer Nishani’, Miri Mahilaj. Makina e tij është goditur nga pjesa e pasme nga një automjet me targa greke, por për fat të mirë raportohet vetëm për dëme materiale. Policia është në vendngjarje, për të hetuar shkaqet e aksidentit. Kujtojmë që mjeku Miri Mahilaj ishte një prej kandidatve për drejtues të spitalit të Gjirokastrës në konkursin e shpallur në nëntor të vitit të shkuar, konkurs i cili dështoi, ndërsa aktualisht ky institucion drejtohet nga mjeku Roland Karalli. Më poshtë foto nga vendi i ngjarjes.
©ArgjiroLajm.net