• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aksidenti në Gjirokastër, përplasja ndodhi në sy të policëve të patrullës në Grapsh. 62-vjeçari zbriti për të takuar oficerët

27/08/2019
Aksidenti në Gjirokastër, përplasja ndodhi në sy të policëve të patrullës në Grapsh. 62-vjeçari zbriti për të takuar oficerët

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Gjirokastër-Kakavijë. Sipas policisë i plagosur ka mbetur shtetasi Flamur Pashaj, 62 vjec, banues në Fier. Ai është goditur nga një automjet pranë fshatit Grapsh teksa po kalonte nga njëra anë e rrugës tek tjetra. Makina e cila e goditi e drejtohej nga 20 vjecari me inicialet E.H, banues po në Fier.

Argjirolajm.net zbulon të tjera detaje nga ngjarja, të cilat policia e Gjirokastrës nuk i sqaron në njoftimin paraprak. Flamur Pashaj punonte si shofer që transportonte mallra të ndryshme nga Greqia. Ai ka ndaluar me makinë pranë fshatit Grapsh, për t’u hedhur nga ana tjetër e rrugës ku po e priste një makinë policie. Ndoshta ishte patrulla e policisë rrugore.

Eshtë ende e paqartë nëse 62-vjecari kishte ndonjë porosi për të lënë të policët apo ata e ndaluan rutinë sic bëjnë me automjete të tjera. Në momentin që do të kalonte rrugën, Flamur Pashaj është goditur nga makina që po vinte me shpejtësi dhe drejtohej nga 20-vjecari.

Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar atij plagë të rëndë. Oficerët e policisë e kanë parë të gjithë skenën. Madje, shton burimi, janë ata që e transportuan për në spitalin e Gjirokastrës 62-vjecarin. Më pas i plagosuri i dërgua drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Në komisariatin e Gjirokastrës u shoqërua shkaktari i aksidentit. Më poshtë njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen. 

Njoftimi

Në aksin nacional Gjirokastër – Kakavije, në afërsi të fshatit Grapsh, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.H, 20 vjeç, banues në Fier, ka goditur shtetasin Flamur Pashaj, 62 vjeç, banues në Fier, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Shtetasi E.H. është shoqëruar në ambjentet e Komisatiatit të Policisë Gjirokastër. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Posts

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Kryesore

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

13/11/2026
Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027
Kryesore

Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

13/11/2026
Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra

13/11/2026
Sarandë, tregu plot, por s’ka kush t’i blejë (VIDEO)
Kryesore

Ligji i varfërisë: Pse shqiptarët shpenzojnë 3 herë më shumë se europianët për ushqim

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

13/11/2026
Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al