Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Mezhgoran, drejtuesi i automjetit që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasi D. K., 64 vjeç, banues në Këlcyrë. Shtetasi D. K. që u dëmtua nga aksidenti vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.